Rritet tensioni në lindje të Ukrainës
separatistët shkelën armëpushimin
Njoftohet se separatistët në lindje të Ukrainës kanë shkelur armëpushimin në ditët e festës së Pashkëve. Zëdhënësi i Qendrës së operacioneve kundër terrorizmit të administratës presidenciale të Ukrainës, Aleksey Motuzyanik, theksoi se separatistët pavarësisht armëpushimit në lindje kanë vazhduar sulmet në ditët e Pashkëve.
Njoftohet se separatistët në lindje të Ukrainës kanë shkelur armëpushimin në ditët e festës së Pashkëve. Zëdhënësi i Qendrës së operacioneve kundër terrorizmit të administratës presidenciale të Ukrainës, Aleksey Motuzyanik, theksoi se separatistët pavarësisht armëpushimit në lindje kanë vazhduar sulmet në ditët e Pashkëve.
Motuzyanik, i cili ka tërhequr vëmendjen se në sulmet e ndërmarra nga separatistët janë përdorur edhe armët e ndaluara në kuadër të marrëveshjes së Minskut, theksoi se në sulmet e ndërmarra në 24 orët e fundit nga separatistët ka humbur jetën 1 ushtarë dhe janë plagosur 6 të tjerë.
Motuzyanik u shpreh gjithashtu se situata në lindje është gjithnjë e më e tensionuar dhe se në këto sulme janë përdorur tanke dhe armë të rënda të kalibrit 122 milimetër.
Motuzyanik thekson se në rajonin Shirokino në afërsi të Mariupolit dhe në aeroportin e Donetskut mes separatistëve dhe trupave ushtarake ka patur konflikte. Ai ka deklaruar gjithashtu se në sulmet e separatistëve shënjestër e tyre kanë qenë rajonet Opitnoe, Shirokino, Trehizbenko, Starobelska, Sçastye, Novotoşovka, Luganskoe, Sokolnikov, Peski dhe Bahmutka.
Zëdhënësi i Qendrës së operacioneve kundër terrorizmit ka theksuar se ushtarët ukrainas vetëm i janë kundërpërgjigjur sulmeve të separatistëve dhe kanë respektuar armëpushimin. Sipas tij në 24 orët e fundit mjetet ajrore pa pilot të separatistëve kanë ndërmarrë 21 fluturime zbuluese dhe informative.
Misioni i Vëzhgimit special i
OSBE-së të cilët monitorojnë në lindje në një deklaratë theksuan se në afërsi të rajonit Shirokino dhe aeroportit të Donetskut mes trupave ushtarake dhe separatistëve ka patur konflikte në orët e mbrëmjes së djeshme.
Në anën tjetër separatistët në lindje kanë pretenduar se në një sulm të ndërmarrë në rajonin Peski në afërsi të aeroportit Donetsk janë plagosur dy gazetarë që ndodheshin në një mjet. Separatistët gjithashtu kanë theksuar se në konfliktet në afërsi të aeroportit Donetsk kanë marrë peng një ushtarë ukrainas.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, pas rritjes së tensioneve në lindje u nis për në Berlin për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë.
Pavarësisht se mes separatistëve në lindje dhe qeverisë së Ukrainës u nënshkrua një marrëveshje me 12 shkurt në Minks në disa rajone vazhdojnë konfliktet, ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15