Një ish-gjeneral rus ka parlajmëruar se çdo ndërhyrje nga SHBA-të, Britania dhe Franca mund të jetë një “mënyrë direkte për një përplasje ushtarake me Rusinë”.
Lejtnant-Gjeneral Evgeny Buzhinskiy, i cili ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë tha se nëse “do të derdhet gjak rus”, atëherë Moska do të përgjigjet me të njëjtën monedhë.
Ai tha për BBC Radio 4 sot se beson se nëse Rusia konsideron se Britania qëndron pas ndonjë sulmi ndaj Sirisë, Moska mund të urdhërojë që të qëllohen forcat britanike në Mesdhe.
‘Sikurse tha shefi ynë i shtabit të përgjithshëm disa javë më parë, Rusia do t’i rrëzojë raketat dhe transportuesit e tyre dhe nuk mendoj se po bënte shaka, është një situatë shumë e rëndë dhe kjo është e vërteta”, - tha ai.
Lejtnant-Gjeneral Evgeny Buzhinskiy
I pyetur nëse kjo do të thoshte se si kundërpërgjigje do të goditej Qipro, ai tha: “Nëse ushtria jonë do të dalë në përfundimin se raketat janë lëshuar nga Britania, dhe nga transportursit e saj sigurisht, raketat dhe transportuesit britanikë do të qëllohen”.
Buzhinskiy tha se do të jetë shumë e vështirë që në Siri të gjendet një objektiv domethënës ushtarak ku të mos ketë rusë.
Na zdravlje, edhe një votk dhe e shembe
Përgjigju