Niset Armata e Trumpit/ Përqëndrimi më i madh amerikan, 12 anije luftarake drejt Sirisë

Niset Armata e Trumpit/ Përqëndrimi më i madh amerikan, 12 anije luftarake drejt Sirisë

Armata amerikane drejt Sirise

Një taks-forcë gjigande prej 12 anijesh luftarake është bërë gati të lundërojë drejt Sirisë në atë që është një prej përqëndrimeve më të mëdha të forcës detare amerikane që prej pushtimit të Irakut më 2003, sikurse është mësuar sot.  

Besohet se katër destrojerë të tjerë ndodhen tashmë në Mesdhe, në të cilat përfshihen anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, së bashku me nëndetëset bërthamore, Georgia dhe John Warner.

Vendosja e 12 anijeve luftarake në një mision të vetëm është një përqëndrim i forcës luftarake, një prej më të mëdhave që kur gjashtë aeroplanmbajtëse mbështetën pushtimin e Irakut më 2003.

Një gjë e tillë ndodhen ndërmjet tensioneve të larta teksa Donald Trump vijon ta konsiderojë ndërmarrjen e bombardimeve ajrore në Siri si kundërpërgjigje ndaj sulmit me gaz në një qytezë të kontrolluar nga rebelët të shtunën.

Rusia ka kërcënuar se do të rrëzojë çdo raketë që do të lëshohet ndaj forcave të regjimit të Assadit, duke përdorur sistemin e saj të fuqishëm mbrojtës S-400.

Diktatori sirian Bashar al-Assad raportohet se i ka zhvendosur asette e tij ushtarake në bazat ruse në vend me shpresën se amerikanët dhe aleatët e tyre do të ngurrojnë të bombardojnë pranë forcave të Vladimir Putinit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 13/04/2018 23:23

    Budallai hedh nje gur ne lume 300 te mencur s'e nxjerrin dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?