Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Pagat ishin më të lartat në rajon! Sot Rama sjell kompani nga Emiratet Arabe për Portin e Durrësit, por e përdor si mburojë

Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Pagat ishin më të lartat në rajon! Sot Rama sjell kompani nga Emiratet Arabe për Portin e Durrësit, por e përdor si mburojë

Sali Berisha

Sali Berisha ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër gjatë takimit me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit të vogël. Berisha tha se në vitin 2013 kanë qenë pagat më të larta në rajon ndërsa sot janë më të ulëtat dhe varfëria është 4-fishuar.

Sipas tij, numri i familjeve shqiptare që jetojnë me 1 dollarë në ditë është rritur nga 15 mijë familje në 50 mijë familje. Gjithashtu përmendi periudhën kur priti Xhorxh W.Bush në oborrin e kryeministrisë, ku sipas tij, Edi Rama ka në plan të bëjë instalacion druri me vlerë 4 milionë euro.

“Kemi zgjedhur këtë format për të diskutuar probleme themelore me të cilat përballet shoqëria jonë. Ne duhet të përgatitemi për përgjigjen më të mirë të kësaj problematike të madhe me të cilën përballet sot Shqipëria. Probleme themelor me të cilin përballen shqiptarët, është varfërimi i frikshëm në rritje. Kjo është gjëja më evidente dhe këtë e tregojnë të gjithë treguesit.

Në rast se në 2013 ishim vendi me rroga dhe pensione më të larta sot ndodh e kundërta.  Nëse në vitin 2013 ne ishim vendi me pagat më të larta në rajon sot jemi vendi me pagat më të ulta. Nëse në 12013 ne kishim 1.03% varfëri ekstreme, sot kjo është 4-fishuar. Këta janë shqiptarë që marrin më pak se 1 dollarë në ditë. Ky është mjerimi, varfëria ekstreme. Ishin 15 mijë familje, sot janë mbi 50 mijë familje. Varfëria në termin e sotëm prek 47 % të shqiptarëve. Dëshmi e kësaj rrokullisjeje janë falimentimet e bizneseve. Në këto vite kanë falimentuar 6-7 mijë biznese. Dëshmi janë borxhet e pafundme të familjeve shqiptar”, tha Berisha.

Gjithashtu ka hedhur sërish akuza për projektin e ndërtimit të portit të Durrësit duke këmbëngulur se Edi Rama po e përdor si mburojë. Sipas Berishës, kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe vjen për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit.

"Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës", tha Berisha.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Berisha prezanton planin ekonomik të PD: Do kemi rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh më shumë se dyfish

 

Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se një orë e më parë duhet të t’i kushtohet rëndësi votës së lirë, pasi në këtë mënyrë mund të ndryshojë situata në vend, duke e lidhur me një deklaratë të Joe Biden.

Sipas Berishës themeli i çdo demokracie është vota e lirë e qytetarëve. Më tej theksoi se PD do të shpalosë planin e saj, duke shtuar gjithashtu do të vendosë minimumin jetik

‘Shqetësimet dhe propozime tuaja synojnë zgjidhje. Qëllimi i këtyre bisedave, duhet të jetë gjetja e rrugëve për këtë problematikë të madhe. Shkaku më themelor i të gjitha këtyre zhvillimeve në këto proporcione në bindjen time të thellë qëndron në mekanizmin themelor të çdo shteti ligjor, që është vota e qytetarëve. Në një shoqëri të lirë të gjithë presin që sistemin ta ndryshojnë me votë. Është legjitimuar asgjësimi i votës. Unë në absolute në mbrojtje të interesave të qytetarë o t’i them të vërtetat siç janë. Kujtoj Joe Biden shumë më herët në një deklaratë thotë se është një vend mik, por ka një fatkeqësi të madhe nuk votojnë të lirë, dhe morali i kësaj deklarate qeveria nuk i lejon, na ndihmoi shumë.

Berisha ka radhitur kështu masat që do të marrë në mënyrë që Shqipqria të shpëtojë nga mjerimi duke theksuar se PD do jetë konservatore.

‘Ne duhet të mos njohim legjitimitetin e këtij pushteti dhe ky pushtet të ikë sa më parë. Vështirësia është serioze pasi jo vetëm vendosi patronazhistët dhe përdori tonelata euro për të blerë votat. Ne nuk vijmë në pushtet pa votë. Problematikë e madhe që ne duhet ti japim përgjigje është se padiskutim duhen reforma të thella ekonomike. Ne duhet t’u japim edhe zë ekspertëve. Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, por ka  çdo potencial që qytetarët e saj të kenë progres nga viti në vit. Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulëta. Ne jemi konservatorë. Ne e kemi parë zbatimin e tij dhe përsëri do të vendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm. Duhen masa antikrizë. Reforma është njëra anë kurse kriza dhe sirenat e saj ulërijnë në të katër anët/. Do të vendosim minimumin jetik. Ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë rrogash dhe pensionesh. Rrogat nuk mund të them se do të dyfishohen , do të rriten më shumë se dyfish. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin dy herë më të lartë se në vitin 2013, duke pasur parasysh se sa janë rritur çmimet kjo sërish nuk do të mjaftonte”, tha Berisha.

Ora 20:13
Berisha nuk 'i ndahet' portit të Durrësit: Kompania nga Emiratet shërben si mburojë e Edi Ramës

 

Sali Berisha nuk i ndahet Portit të Durrësit dhe akuzave se Edi Rama po e përdor kompaninë nga Emiratet e Bashkuara si mburojë. Në takimin me ekspertët tha se shqiptarët po vidhen dhe sipas tij, një kompani e huaj po plaçkit më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit.

“Kemi brigje nga më të bukurat, male mahnitëse me potencialet e tyre. Ata të cilët i zotërojnë ato, janë klientelë, nuk kanë asnjë lidhje me fushën. Turizmin e merr burri i ministres, territore të tëra. E merr hokatari i kryeministrit. E marrin të tjerë të cilët nuk kanë asnjë interes zhvillimor përveç shfrytëzimit. Shqiptarët vidhen sa asnjë popull tjetër në Europë dhe ndoshta edhe në botë.

Vidhen me çmimet, procedurat, koncesionet, PPP-të. Në Shqipëri ndodh një nga vjedhjet më të tmerrshme që mund të bëhet. Vjen një kompani nga Emiratet e Bashkuara dhe shërben si mburojë e kryeministrit të vendit, për të plaçkitur më shumë se 1 mln e gjysëm katror tokë në Portin e Durrësit. Ka një emër, kullë të lartë në Dubai, por ka një mashtrim po aq të madh sa kulla, në Savë, Beograd, këtu afër nesh. Kjo është e vërteta e këtij investitori. Por nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që shërben si mburojë e Edi Ramës.

Kompani të tjera gjigante, instalohen në kushtet që duan, pa garë. Pa garë jepet Skavica, qindra milionë. Pa garë merren 760 mln buxhet”, tha Berisha.

Ora 20:10
Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Në oborrin që prita Xhorxh W. Bush, Rama vendos një instalacion druri 4 mln eurosh

 

Në takimin me ekspertë dhe pronarë të biznesit të vogël, Sali Berisha ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër duke thënë se në oborrin që priti Xhorxh W.Bush, Rama ka planifikuar të vendosë një instalacion druri me vlerë 4 milionë euro.

“Pak metra larg nga këtu është një oborr i vogël në kryeministri. Në atë oborr unë kam pritur njeriun më të fuqishëm të planetit, Xhorxh W. Bush. Ai oborr është shumë i përshtatshëm. U zhvillua një nga ceremonitë më të mëdha. Në atë oborr sot Edi Rama do të instalojë një instilacion druri, 4 mln euro.

Këta janë të shkëputur, kanë urrejtje ndaj qytetarëve. Më vjen keq që po flas këtu, por po ua them ju. Kam qëndruar 8 vite me një ‘Benz’ të të ndjerit Marko Bello. Ishte fare në rregull dhe atë makinë unë mora kur u bëra kryeministër. Këta nuk dinë ç’bëjnë.

4 mln euro instalacion druri. Ky është një nga rastet sepse seria është shumë e madhe, sepse drejtësia nuk funksionon”, tha Berisha.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexesi: 31/08/2022 07:21

    Mashtrues,genjeshtar! pse nuk i rrite rrogat dy tre fish kur ti ishe kryeminister? por u more veç me vrasje e hajduteri ,o i pa ñdreçshem.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 30/08/2022 22:51

    Ti komunistStalinist i thekur,qe na u konvertove ne antiKonunist,ti djali shelqeresRames,ti kriminel,mafioz,vrases nuk ke per te ndryshuar kurre dhe i tille si me siper do mbetesh e kujtohesh. Eshte fat i madh per ty qe ke mburoje kryerilindasin e çartur e sociopat,prej nga vjen dhe ku mbaron mbrojtja jote. Populli nuk te beson kurre me ty o Fatkeqsi Kombetare dhe jo vetem ty por edhe mercenareve te tu qe ke ne vathë e jashtë saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia