Rritja e çmimeve/ ‘Financat’ te Komisioni i Ekonomisë: Rrezikohet ulja e konsumit! PD: Rrisni pensionet e pagat me 10%, kjo zgjidh krizën

TIRANË- Frika se konsumi i qytetarëve mund të ulet për shkak të çmimeve të larta, ishte arsyeja e ndërhyrjes së qeverisë me subvencionimin me 5 miliardë lekë të shtresave në nevojë. Me qëllim përballimin e kostove të shtuara, sipas ministres së Financave Delina Ibrahimaj u vendos edhe indeksimi i pensioneve me 3.3% dhe jo 2.4% sa ishte parashikuar fillimisht.

“Problematika kryesore është nxitja e konsumit dhe mos lejimi i rënies së konsumit të brendshëm dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi ndërhyrë me subvencione. Është e kuptueshme që në momentin e parë çmimet e larta mund të sjellin të ardhura shtesë, por me kalimin e kohës dhe me fillimin e ndikimit të këtyre çmimeve në konsumin vendas dhe në kërkesën e huaj do të materializohen në një reduktim të të ardhurave pasi do të ketë kërkesë më të ulët si nga brenda dhe nga jashtë, dhe shpenzimet konsumatore dhe kërkesa e huaj ulet dhe reduktohet Prodhimi i Brendshëm Bruto. Sigurisht që nuk është pozitive për asnjë buxhet kriza ekonomike e cila ka nisur”, tha në Komisionin e Ekonomisë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Por për opozitën zgjidhje për këtë krizë është rritja e pagave dhe pensioneve.

“Të heqësh një taksë apo ta reduktosh do institucione të forta për të kontrolluar që fitimi shkon tek qytetarët. Ka një mekanizëm tjetër, dhe është rritja e pagave dhe pensioneve pasi janë më të ulta në të gjithë Evropën dhe kemi çmimet e shportës më të lartat. Tani është koha që pagat e pensionet të rriten, pasi të gjithë marrin paga e pensione qesharake. Duke rritur pagat e pensionet do të rrisim edhe kontributet në sigurimet shoqërore por edhe konsumin. Pa konsum s’ka ditë të mira. Rrit për çdo vit pagat dhe pensionet kjo është politika që mund të ndihmoj qytetarët shqiptar të kapërcejnë këtë”, tha deputeti i PD-së Edmond Spaho.

Pas krizës së çmimeve qeveria rishikoi buxhetin e shtetit duke miratuar paketën e rezistencës sociale prej 6 miliardë lekësh që përfshin dhënien e një ndihme prej 3 mijë lekësh për tre muaj për të përballuar çmimet. Po ashtu jepen 500 milionë lekë për transportin për subvencionim e naftës, si dhe 500 milionë lekë për bujqësinë për naftë pa taksa.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve