Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj kompanive të sigurimeve për rritjen e menjëhershmë të çmimit të siguracioneve të mjeteve.

Kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, thotë se rritja e koordinuar e çmimeve të sigurimit të makinave nga ana e shoqërive lë vend për dyshime se ato janë marrë vesh me njëra tjetrën, duke shkelur rregullat e konkurerncës së lirë dhe duke dëmtuar konsumatorët.

"Në zbatim për ligjin mbrojtjen e Autoritetit të Konkurrencës, Autoritetit i Konkurrencës ndërmori procedurat e veta,  të cilat ka realizuar hetim paraprak, aktualisht komisioni i Konkurrencës ka nisur hetimin e thelluar me objekt,  për të parë nëse kemi kufizim të konkurrencës nga veprimi në bllok, një sjellje të koordinuar potencialisht mes firma që e cila sjell shtrembërim të konkurrencës. Po hetojmë sjelljet e firmave në treg si dhe objekt i hetimit të thelluar kushtet në të cilat operon ky treg", u shpreh Kryetarja Lindita Lati.

Lati thotë që nëse dyshimet për marrëveshje të fshehta vërtetohen, kompanitë do të pëballen me penalitete, ndërkohë që institucionet përkatëse duhet të marrin masat që çmimet të vendosen sipas përcaktimeve ligjore.

"Sikurse ka ndodhur dhe më parë kur Autoritetit i Konkurrencës ku ka vërtetuar sjelljen në bllok të firmave  ka vendosur penalitete në bazë të ligjit", tha Lati.

Në muajin gusht kompanitë rritën në bllok çmimet e sigurimeve të mjeteve me rreth 20%. Minimalisht për të siguruar një makinë nën 1,600 kubikë, çmimi është 17, 800 lekë, ndërsa mbi 1.600 kubikë do paguhet minimumi 19 200 lekë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com