Rritja e çmimeve, LSI: Bashkia e Tiranës të heqë taksën e infrastrukturës arsimore

Rritja e çmimeve, LSI: Bashkia e Tiranës të heqë taksën e infrastrukturës arsimore

LSI kërkon nga Bashkia Tiranë që të heq taksën  infrastrukturës arsimore që paguajnë qytetarët në faturën e ujit dhe bizneset. Sekretarja Organizative të LSI, Eriona Bixha tha se në kushtet ku çmimet po rriten dhe qytetarët po luftojnë për mbijetesë, kjo taksë duhet të hiqet. Sipas LSI me këtë taksë nuk po bëhet transparencë dhe as nuk po investohet në infrastrukturë e shkollave për të ndalur mësimin me 2 turne. LSI akuzon se me këtë taksë qytetarët e Tiranës po paguajnë për propagandën e Erion Veliajt.

“Jemi sot në këtë konferencë në vazhdën e denoncimeve të vazhdueshme që LSI bën duke qenë zëri koherent dhe i vërtetë i problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve. Në maj të vitit 2016 Bashkia e Tiranës ka nisur të aplikoj taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore. Kësaj takse i nënshtrohen të gjitha familjet dhe bizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda  territorit të Bashkisë Tiranës. Ky detyrim evidentohet në faturën e konsumimit të ujit të pijshëm dhe pagesa bëhet së bashku me faturën e ujit për familjarët, ndërsa bizneseve iu është shtuar një takse tjetër që i rëndon. Kjo është një arsye ku përveç rritjes së çmimit të ujit disa vite më parë nga kryebashkiashku Veliaj, kjo taksë ka ndikuar në rritjen edhe më tej të kësaj fature. Sot qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë në ditët më të vështira, ku sfida e përditshme e tyre është mbijetesa. Abuzimet galopante me aferën më të madhe korrputive, të parë e dëgjuar ndonjëherë, atë të inceneratorëve ku vidhen miliona euro e bën të papranueshem faktin që qytetarët të varfërohen çdo ditë me taksa ndërsa një grup njerëzish të pasurohen çdo ditë në kurriz të tyre.  Rritja e çmimit të karburantit që rëndohet 10-fish nga qëndrimi i tejzgjatur në trafikun e Tiranës,  gjobat e pakursyera të Policisë Bashkiake, rritja e çmimeve të shportës, kriza që la pandemia por edhe kriza që po krijohet nga situata e re në botë kanë ndikuar në rritjen e papunësisë, rënien e fuqisë blerese, falimentimet masive, rënie të prodhimit vendas etj. Ne sugjerojmë që qytetarët e Tiranës të lirohen nga taksa e infrastrukturës arsimore sa më shpejt. Qëllimi i kësaj takse është ndërtimi dhe rikonstruksioni i objekteve arsimore, por sot ne nuk kemi një tranparencë për investimet e kryera me fondet e mbledhura nga kjo taksë, investime që shumë herë janë vënë në dyshim për cilësinë dhe koston e tyre reale. Një tjetër qëllim i kësaj takse është heqja e mësimeve me 2 turne në sajë të përësimit të infrastrukturës arsimore, por sot ne ende vërejmë se ky mision nuk është përmbushur.  Ndaj edhe njëherë, bëjmë thirrje që taksa e infratrukturës arsimore por edhe taksa të tjera që rëndojnë qytetarët për të cilat ata nuk marrin shërbime më të mira, të shpejta dhe cilësore të hiqen pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më për propagandën e Erion Veliajt”, tha Bixha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora1: 31/03/2022 15:10

    Taxa me e pakuptimte,xhvatese.Besoj unikale ne bote.Te vene dhe taxen e thithjes se ajrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë