TIRANË-  Qytetarët dhe Shoqëria Civile protestuan sërish këtë të martë para godinës së Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe karburanteve.

Në dallim nga tetë protestat e kaluara, në atë të nëntën nuk u mbajtën fjalime, por vetëm thirrjet e zakonshme për ulje çmimesh. Protestuesit në shesh ishin më të pakët, ndërsa nuk u njoftua për datë tjetër tubimi, vendim që pritet të merret në vijim.

Ndërkohë, e pranishme ka qenë edhe Nënë Liza, mirëpo ajo nuk është lënë që të flasë, pasi një prej organizatorëve e ka larguar.

“S’jemi këtu për shtëpinë tënde, ik, largohu. Kemi një kauzë tjetër”, tha gruaja.

Ndërkohë, nënë Liza tentoi të fliste sërish, por u largua nga gruaja dhe një burrë që e shoqëronte.

Kërkesat e protestuesve

-Heqje i taksës së qarkullimit

-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

- Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

- Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës

- Përcaktim i minimumit jetik.

- Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta para kryeministrisë

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e ditës së sotme në Tiranë e qytetarëve para kryeministrisë, të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Ndryshe nga protestat e kaluara, pjesmarrja e qytetarëve është më e pakët.