Në prag të natës së ndërrimit të viteve, edhe në Berat vërehet rritja e çmimeve të produkteve festive por edhe të shportës.
Qytetarët ankohen se çmimet janë rritur dhe me të ardhurat që kanë nuk arrijnë dot të sigurojnë produktet e nevojshme për tryezën e natës së ndërrimit të viteve.
Vetë tregtarët justifikohen se nuk mund të shesin më lirë, pasi kostot për të rritur gjelat e detit janë rritur ndjeshëm.
Krahasuar me një vit më parë, çmimet e produkteve janë më të shtrenjta, e për pasojë edhe qytetarët më të varfër e të pamundur për blerjet e nevojshme.
Komente











