Rritja e çmimit të naftës, që në pikat e karburantit tregtohet me pakicë prej së shtunës me 218 lekë për litër, ka reflektuar një shtim të qytetarëve që i drejtohen pikave kufitare për t’u furnizuar me karburant në vendet fqinj, ku çmimi është më i ulët.
Qytetarët, kryesisht nga Shkodra, i drejtohen doganës së Muriqanit për të furnizuar mjetin e tyre. Çmimi prej 1.7 euro për litër ka bërë që shkodranët t’i drejtohen kësaj pike të kalimit të kufirit, ku vetëm 10 km nga Muriqani është pika më e afërt e furnizimit me naftë.
Sipas të dhënave nga terreni, dogana e Muriqanit ka regjistruar një fluks të lartë automjetesh në dalje.
Ndërkohë, bëhet me dije se janë rritur kontrollet, duke vendosur kufi deri në 50 euro të mbushjes së naftës dhe kontrolle për mbushjen e bidonëve.
Prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, vendi ynë po përballet me rritje të ndjeshme edhe të çmimit të benzinës e gazit. Po ashtu, efekt ka patur edhe tek çmimet e produkteve ushqimore.
Komente









Ergys! Më tepër janë kontrobandista sesa Qytetarë të thjesht.Ergys me jë sarberator me 60 litra naftë nuk ja vlen me shku! Pse janë 40km me shku e me ardh dhe rralla madhe sikur nuk ja vlen.
Përgjigju