Kriza energjitike, masat që pritet të marrë Shqipëria, eksperti në Report Tv: Duheshin plane menaxhimi! TEC-et lundruese, shpresë për të ardhmen

Rritja e çmimit  të energjisë ishte e pritshme sipas ekspertit për energjinë elektrike, Lorenc Gordani.

I ftuar në emisioni “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, ai thotë se çmimet nuk pritet të stabilizohen, por pohon se duhet të ishin marrë masa për kursimin e energjisë. Ndërsa TEC-et lundruese që shikohen si shpresë për të rritur energjinë në dispozicion, pritet të vihen në punë në shtator.

“Kemi  një rritje të vazhdueshme energjisë, gjë që ishte e parashikueshme, por për fat kemi pasur një rivënie në punë  të “ North Stream 1” , një prej furnizuesve kryesor të gazit në Evropë, që ka beri që situata mos të jetë jashtë çdo parametri.”, u shpreh eksperti.

Eksperti thotë se në ndihmë të situatës duhet paraprakisht një planifkimi i skenarëve të mundshëm.

“Situata raportohet lidhur me dhe masat e kursimit  që vetë BE është duke i futur , është një politikë dhe në kuadër  të procesit të integrimit evropian dhe ne kuadër te traktatit të bashkimit evropian për funksionimin e për marrjen e masave të raportuara , akorduara që vendet të vijnë në ndihmë të njëra-tjetrës.  Shumë vende po bëjnë reduktime. Kemi qenë në një periudhë emergjente, por nuk kemi pasur një skenarë të planifikuar.”, tha ai.

Sipas ekspertit, vendi është deri diku i mbrojtur lidhur me situatën energjitike, por ai flet dhe rreth mangësive në planet lokale të menaxhimit të energjisë, ndërkohë që TEC-et lundruese që shikohen si shpresë për të rritur energjinë në dispozicion pritet të vihen në punë në shtator.

Eksperti thotë se ardhja e 2 termocentraleve në Vlorë do të kontribuonte në stabilizimin e situatës dhe në uljen e importit. Por ky projekt mesa duket është shtyrë për në vjeshtën e këtij viti, ndryshe nga sa ishte parashikuar për këtë muaj.

“Ndërprerja e energjisë nuk është masë  energjetikë , edhe BE do të ketë ndërprerje por vetëm për at që konsiderohen konsumatorët mëdhenj, një masë që duhet të jetë gjithmonë e  raportuar. Shqipëria është deri diku e mbrojtur. Çmimet e energjisë  në bursë  pritet që të kenë rritje, nëse naftën ose gazin ke mundësi ta transportosh energjinë elektrike nuk ke mundësi. Është lënda bazë më e përdorshme. Ky hap galopant do të ndalet vetëm në momentin që në do të kemi terminalet lundruese në punë, që kanë kohë e tyre për të ardhur, sepse ata ecin shumë ngadalë, sepse nuk janë anije por njësi lundruese me gjeneratorë të mëdhenj. Pavarësisht se nuk do të zgjidhin gjithçka do të krijojnë një bazë të mirë, për të siguruar 3 milionë megavatorët që na duhen. Ne presim reshjet e tetorit dhe të nëntorit si dhe vënien në punë termocentralit në fund të shtatorit, ndoshta dhe ai do të ketë kosto më të lartë pasi janë shtrenjtuar hidrokarburet." u shpreh eksperti.

Rreth 600 milionë euro pritet të jetë fatura e shtetit për importin e energjisë elektrike deri në fund të këtij viti. Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk ka arritur dot të sigurojë në bursë të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitej vendit. Në një takim me kryebashkiakët, ai u ka bërë thirrje që të jenë ata të parët që duhet të kursejnë energjinë elektrike, ndjekur më pas nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/07/2022 21:10

    TECi i Vlores qe u ndertua me 100 milion dollar me bekimin e drejte te BBoterore per 9 vhet as nuk u vu ne pune dhe as dolen pergjegjedit qe e miren ne direzim me difekt . Sa ishte vlera e ripsrimit te defektit ?Sit Teci i Vlores do ishte shpetim i milona dollareve qe shpenzohen per importin . Ej Shqiperi sa ke vuahtur nga baballaret e kombit qe vec politik per ty nuk bejne !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur