Rritja e çmimit të naftës, ka bërë që durrsakët të fikin automjetet e tyre në rrugë këtë pasdite, në një protestë simbolike kundër rritjes së menjëhershme, që po u rëndon xhepat.
Të dyja anët e rrugës kryesore në bulevardin “Dyrrah” u bllokuan, ndërsa paralelisht qytetarët protestuan në sheshin “Liria” me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve.
Nuk munguan as forcat policore të cilat u pozicionuan ne sheshin kryesor duke u kërkuar protestuesve të lironin rrugët e qytetit, por që nuk u dëgjuan nga qytetarët që vijonin të protestonin qetësisht.
Protestuesit paralajmëruan se do të përshkallëzojnë daljet e tyre ditën e nesërme duke bllokuar rrugët hyrëse të qytetit të Durrësit.
Lajmi kryesor:
Rritja e çmimit të naftës, 3 orë protestë në Tiranë! Qindra qytetarë para Kryeministrisë: Do jemi çdo ditë këtu! Bllokuan rrugët e Unazës për disa minuta! 20 të shoqëruar









