Rritja e moshës së pensionit,
qytetarët:Kur do e gëzojmë?!

Rritja e moshës së pensionit,<br />qytetarët:Kur do e gëzojmë?!<br /><br>
Nga 1 janari i 2018-s, mosha e daljes në pension për gratë do të rritet me dy muaj. Gratë do të marrin pensionin dy muaj më vonë çdo vit, deri në vitin 2057 kur gratë të arrijnë moshën 67 vjeç për të përfituar pension.

Ndërsa për burrat, mosha e daljes në pension fillon rritet nga viti 2033, për të arritur në 67 vjeç në vitin 2057. Burrat dhe gratë do të kenë të njëjtën moshë daljeje në pension dhe të njëjtin kontribut për të përfituar pensionin e pleqërisë. Por si e presin qytetarët këtë? Report tv dëgjon shqetësimet e qytetarëve.

“Është shumë e gabuar, sepse nuk është një moshë e përshtatshme pasi a do mundet të shkojnë deri në atë moshë dhe e dyta kur do e gëzojnë atë pension?!”, thotë një grua rreth të 40-ve.

“Femrat duhet të dalin më herët në pension, edhe 60 vonë është për femrat”, shprehet një burrë për Report Tv.

“Problematike për moshën time, për brezat që do të vijnë por po presim kështu për diçka të mirë”, tha një 35 vjeçare.

“Tani nuk ka punë jo më të bëhen ato vite pune të siguruara”, tha një vajzë e re.

Një qytetare shprehet për Report Tv se ky vendim është i drejtë përderisa gratë kanë kërkuar të drejta të barabarta me burrat. “Ne kemi kërkuar të drejta të barabarta, për njerëzit që janë mirë me shëndet është kënaqësi që të punosh”, tha ajo.

Vjetërsia e punës për të dyja gjinitë është rritur me 4 muaj që prej vitit 2015, e cila do të vijojë edhe nga 1 janari i 2018 për të arritur nga 36 vite e 4 muaj punë në 40 vite punë për të përfituar pension pleqërie.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim