KOSOVË- Rritja e rasteve të reja, që kanë ardhur edhe si rezultat i variantit Delta ka bërë që Kosova t'i rikthehet masave shtrënguese. Nga sot në Kosovë do të rikthehet ora policore, nga 22:00-05:00, e ndërsa baret dhe restorantet do të lejohen që të punojnë deri në orën 21:00.
Në takimin e bërë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave, u vendos edhe shtyrja e fillimit të vitit të ri Akademik. Nga 1 shtatori është caktuar që nxënësit të rikthehen në bankat e shkollës më 13 shtator.
“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në prën 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetesore dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 per qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit”, ka deklaruar ministri.
Në 24 orët e fundit, si rezultat i 12.564 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 2.098 qytetarë. Fatkeqësisht, 16 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëmtë viktimave në 2.404. Një rritje të rasteve ka pasur edhe në Shqipëri, e megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të mos shtrëngojë masat.
Masat e reja në Kosovë
–Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.
– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 12.564 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 2.098 qytetarë. Fatkeqësisht, 16 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëmtë viktimave në 2.404.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 1.614 qytetarë janë shëruar nga virusi në 24 orë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 111.400 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 25.407 qytetarë.
Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 15.862 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 780.637 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 261.818 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.