Rritja e pagave për deputetët, Begaj: Mora kohën për ta shqyrtuar ligjin, s'e kam dhënë pëlqimin për përmbajtjen! Kuvendi e kaloi me konsensus

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka komentuar ditën e sotme ligjin për rritjen e pagave të deputetëve, administratës, e magjistratëve. Ky ligj nxiti debate nëse duhej apo jo që të rriteshin pagat e deputetëve dhe ministrave, të cilat pësuan një rritje gati dyfishe. Për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Begaj tha se kanë qenë vetë deputetë që kanë rënë dakord për rritjen e pagave dhe e miratuan me konsensus edhe në Parlament.

Begaj tha se nuk e ka dhënë menjëherë dakordësinë për rritjen e pagave, por ka marrë kohën për ta vlerësuar. Ai tha se ka dhënë miratimin në parim, për rritjen e pagave për afatin që kishte kërkuar Kuvendi, por ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar. Begaj tha se do të marrë kohën e duhur që i përcakton Kushtetua për të shqyrtuar përmbajtjen e ligjit, pati ende se ka dhënë pëlqimin.

“Presidenti në fakt zbaton Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ishte vendim i deputetëve. Ishte ligj i miratuar në parlament, me shumicë dhe konsensus. Ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, në administratë dhe pagat e magjistratëve. Presidenti ka dhënë sipas Kushtetutës pëlqimin paraprak që ky ligj të hyjë në fuqi pas dekretimit. S’kam dhënë pëlqimin për përmbajtjen ligjit. Presidenti ka marrë kohë për të vlerësuar ligjin. Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, por për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit”, tha Begaj.

Sa shkojnë pagat e deputetëve dhe qeveritarëve kryesorë
Paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 01/06/2023 15:41

    Vegel

    Përgjigju
  • erandi: 01/06/2023 14:18

    KY ESHTE NJE TURP KOMBETAR, kur pensionet jane katastrofik hajduteve ju rritet rroga ne stratosfere. Hajde QIVERI hajde, sa shume mendon per popullin fukara. ZOTI ua befte ilace o plera te ndyra.

    Përgjigju
    • Ar Tase: 01/06/2023 21:05

      Pensionistve mir ja bëri i mori votën dhe ja rriti vetes dyfish , Tallje më të madhe nuk ka

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar