Rritja e pagave për mjekët specialistë, Alimehmeti ironizon Ramën: S'je as në nivelin e Kosovës! 'Bluzat e bardha' ikin nga Shqipëria se e kuptojnë talljen e kryeministrit

Rritja e pagave për mjekët specialistë, Alimehmeti ironizon Ramën: S'je as në nivelin e Kosovës! 'Bluzat e bardha' ikin nga Shqipëria se e kuptojnë talljen e kryeministrit

Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti ka ironizuar kreun e qeverisë për rritjen e pagave për mjekët specialistë duke thënë se nuk kuptohet kur e ka seriozisht e kur bën shaka. Sipas tij, Rama kthehet me deklaratat për rritje pagash sa herë afrohen zgjedhjet.

Teksa kujton fjalët e Ramës, mjeku Alimehmeti thotë se kryeministri e ka ulur stekën duke thënë se do t’i cojë rrogat në nivelin e Serbisë por më parë premtonte se do ishin të njëjta si ato në Gjermani.

Arsyeja e largimit të mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë është pasi e kanë kuptuar talljen e kryeministrit, thotë Alimehmeti. Në deklaratën për mediat, Alimehmeti tha se ka vetëm një zgjidhje, të largohet Rama që e cilëson si të sëmurë politik.

“Por ikja, të dashur kolegë mjekë, dhe të respektuar shqiptarë, nuk është zgjidhja. Një i ikur është përgjithmonë një i sëmurë për të afërmit dhe vendin e vet. Zgjidhja është një: të largojmë të sëmurin politik që qytetarët i sheh si pacientë, të cilët mund të shërohen me propagandë boshe, dhe burimet ekonomike të vendit si një minierë për klientët e tij dhe të qeverisë. Partia Demokratike, siç ka qenë edhe vazhdon të jetë pro rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve, gjë që e ka bërë fakt gjatë qeverisjes së saj. Por, ne jemi që rrogat të rriten për të gjitha profesionet dhe sektoret në letër, jo në televizion. Në realitet, jo në fushatë, dhe për propagandë.

Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogë. Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë? Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euro.

“Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shaka. Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetër. Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisë.

Fakti është një: Ai nuk arrin as nivelin e Kosovës. “Qeveria Kurti” i ka rritur me 601 euro rrogat e mjekëve specialistë. Ndërkohë pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve janë rritur me 37 përqind.
Kjo është si dita me natën me rritjen prej 7 përqind të “qeverisë Rama”, një shtesë që nuk arrin dot as indeksimin nga rritja e çmimeve. Këto janë vendime qeverie në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ende mbeten llafe boshe. Rama e ka në dorë që premtimin ta kthejë në vendim qeveri, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë. Kjo sepse e ka premtim fushate, e ka shaka.

Shakaja, kur bëhet disa herë, nuk është më gazmore, por kthehet në tallje. Me kë tallet kryeministri i Shqipërisë veçse me trupën e mjekëve dhe me qytetarë shqiptarë, të cilët çdo ditë përplasen dyerve të spitaleve? Arsyeja e talljeve të kryeministrit, është se ai kujton se njerëzit harrojnë, dhe e dyta, sepse ka hyrë në fushatë. I duhet të përsërisë premtimet e vjetra në forma të reja. Mjekët dhe infermierët e kanë kuptuar shakanë, dhe nuk ia kanë pranuar talljen kryeministrit. Për këtë arsye ata ikin çdo javë e çdo muaj, me dhjetëra, drejt Gjermanisë apo ku të munden. Hemorragjia e ekipeve shëndetësore është një plagë për sistemin dhe për qytetarin shqiptar, që sëmundja dhe halli e çon nga spitali në spital.

As qytetarët nuk ia pranojnë shakanë dhe talljen sepse, edhe ata si mjekët, po ikin nga sytë këmbët, në vende ku mund t’i vizitojnë spitalet si pacientë, dhe jo si klientë. Por ikja, të dashur kolegë mjekë, dhe të respektuar shqiptarë, nuk është zgjidhja. Një i ikur është përgjithmonë një i sëmurë për të afërmit dhe vendin e vet.

Zgjidhja është një: të largojmë të sëmurin politik që qytetarët i sheh si pacientë, të cilët mund të shërohen me propagandë boshe, dhe burimet ekonomike të vendit si një minierë për klientët e tij dhe të qeverisë. Partia Demokratike, siç ka qenë edhe vazhdon të jetë pro rritjes së rrogave të mjekëve dhe infermierëve, gjë që e ka bërë fakt gjatë qeverisjes së saj. Por, ne jemi që rrogat të rriten për të gjitha profesionet dhe sektoret në letër, jo në televizion. Në realitet, jo në fushatë, dhe për propagandë”, tha Alimehmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopetenti: 10/03/2023 12:56

    Ky Mehmet Aliu qenka kokrra e idiotit. Shyqyr që e çfaqi veten se mendonim që kish 2 pare mend. Ik ore budalla klon i Sali kërmës.

    Përgjigju
  • Endri: 09/03/2023 15:23

    Ik o toci i SB, te talli dhe tani akoma i lepihesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë