Përfitojnë mbi 16 mijë policë, gardistë, zjarrfikës dhe punonjës sigurie në burgje, Rama: Rritje rroge nga 20 mijë deri në 48 mijë lekë, sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të sistemit të Burgjeve do të kenë paga më të larta. Qeveria ka vendosur që edhe ata të kenë rritje të rrogave që do të realizohet në dy etapa, në harkun e një viti, nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.

Rama renditi rritjen sipas pagave të nivelit duke thënë se merret parasysh edhe vjetërsia në punë.

“Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.

Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se po futen në sistemin e krahasueshmërisë me Forcat e Armatosura, që praktikisht balancohet gjithë sistemi i sigurisë në Shqipëri në kushtet që flasim. Ndër të tjera, teksa shoqërohej nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Akademinë e Sigurisë, njoftoi rritjen e pagave edhe për PMNZH (Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim).

“Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës. Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë. Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.

Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj.

Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, tha Rama.

Në përfundim, Rama dha një mesazh duke thënë se me paga dinjitoze synon që të motivohen më shumë, do kenë shumë më tepër mundësi.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/04/2023 02:01

    /AGRON/,pershendetje! Nese je i interesuar si i fitoj parate,po te them qe i fitoj me rroge korporate me pronare kapitaliste te vertete,ne kryevendin e kapitalizmit klasik,qe nuk kane nevoje per nje Rame qe t'ju lutet per rritje rroge e as t'i paralajmeroje per ceshtje taksash e mosdeklarim fitimesh;qe kane mbi koke sindikata te fuqishme qe i falimentojne po nuk u jep te drejta punonjesve ;qe kane mbi koke nje shtet qe i tredh po nuk zbatuan ligjet e te drejtat e punes,po nuk paguan taksat,po nuk treguan fitimin dhe numrin e punonjesve e po nuk paguan kontributet dhe nje drejtesi qe nuk te nxjerr me /rrezik infakti/ nga burgu,apo me gjykim te shkurtuar dhe qe nuk te fal per korrupsion.

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2023 02:09

    Per mendimin tim,vetem zjarrefikesit, gardistet dhe paramediket e meritojne ngritjen e rroges,te gjithe te tjeret e listuar, civile,ose jo,gjejne menyra te tjera si t'a /sigurojne/ lekun.

    Përgjigju
    • Agron: 09/04/2023 09:00

      Po ti iris me pune i siguron leket apo gjen menyra te tjera psh prostitut.. me lek.

  • Nastradini: 08/04/2023 19:05

    Po pse mashtroni o plera 7 % e rroges eshte 50-100 mije max Ku eshte 200 mije lekshi ?! Po ja se do e shohim kte rritje kur te finalizohet Se kshu per shifra e premtime jeni njisha ju !

    Përgjigju
  • Musaja: 08/04/2023 15:02

    Po neve pensionisteve? Do na i sjellesh tek varri kur te vdesim? Kemi nevoj menjeher per 10-20% rritje dhe jo lemoshe me 1% e 2%.Turp te kesh po e ke fytyren si shapke dhe nuk njeh turp

    Përgjigju
  • Beni: 08/04/2023 14:37

    Ndersa me pare dilnin me blloqe ne menyre jo publike, patronazhistet ose kandidatet shpi me shpi duke bere qoka nga 50 ne 200 mije leke, tashme vete krye korruptonjesi dhe shtet kapes Rama me tellallet nga pas hap bllokun dhe deklaron kaq e aq do ua bej pagen! Minimumi etik eshte qe te mos abuzoje sepse ne fakt, jo Kryeministri por Keshilli i Ministrave vendos per keto pune. Po nejse. Vend i maskarase si thote populli.

    Përgjigju
  • Mondi: 08/04/2023 14:10

    Sa mire qe shohim se policet po vleresohen nga qeveria dhe po paguhen ne menyren me te mire

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 08/04/2023 16:12

      Sufllaqe dopjo pite per ty.

  • Pensioni 20 mij lekesh: 08/04/2023 13:59

    Shum mir qe u rrit rrogat gjithve por pensionistet nuk arrijn te jetojn me 20 mij lek ne muaj.Dhe jan pensioniatet qe votojn me shum se gjith kto shtresat tjera te cilave po u ngre rrogat prandaj do jet efekt negativ nga ana e pensionisteve te lene ne harrese per voten.Gjej leket dhe per pensionet sic po i gjen per tjeret sepse mosha e trete eshte ajo qe vuan me shum dhe do e kesh kunder ne zgjedhje,do e shikosh nese nuk te del keshtu.

    Përgjigju
  • Dea: 08/04/2023 13:21

    Policet po vleresohen dita-dites nga ju, e meritojne rritjen e pagave

    Përgjigju
  • Ishte: 08/04/2023 13:12

    Rendesi ka te marrin lek drejtorat, pasi ata nuk vjedhin me shume se 15mij euro muaji.Keshtu qe kane nevoje edhe per rroge.

    Përgjigju
  • Denisa: 08/04/2023 12:28

    nje premtim i mbajtur nga qeveria juaj

    Përgjigju
  • Lomi: 08/04/2023 12:27

    PO PSE GENJEN KY, PAGA BAZE E INSPEKTORIT NE POLICI ESHTE 57500 ME VKM PLUS 20445 SI NA BEKA 97500 O LULI. DHE LIGJI VKM PER GRADEN INSPEKTOR I PARE FLE NEPER ZYRAT E "ÇUÇIT DHE RUMBULLAKUT" SEPSE KA KALUAR NE FLETORE ZYRTARE QE NE 2017 DHE NUK IMPLEMENTOHET....

    Përgjigju
    • Tomi: 08/04/2023 21:28

      Po flet për paga pa u hequr taksat(sa për dijeni)

    • luli ndreu: 08/04/2023 18:20

      ke te drejt vllai

    • Bilo pilafi: 08/04/2023 16:10

      Bilo pilafi ka “meriten” qe hoqi graden. Me insisitimin e tij sot 4 mije punonjes marrin 55 mije leke me pak qe ne 2016.

    • Miri Durres: 08/04/2023 13:56

      Mese e vertete qe gradat per rolin baze jane te gjitha njesoj Inspektor paguhen te gjithe me 57500 paga bwze si ai qe ka dale nga shkolla sot edhe ai qe eshte ne prag te pensionit. Inspektor i Pare ka disa vite qe nuk implemetohet arsyen e din qeveria. Pastaj polici roje porte paguhet me shume sa ata qe kane pergjegjesi dhe ca pune don kur baza e policise jane aguentet e policise kriminale dhe inspektoret e zonave te cilet mbajne pergjegjesi me shume nga te tjeret dhe levizin me makinat e veta gjate kohes se punes dhe marrin leke me pak.

    • Agron: 08/04/2023 13:35

      I vetmi koment i sinqerte dhe real,komentet e tjera ketu jane te shkruar nga njerez pa personalitet dhe te paguar,nuk kam gje kunder qeverise por dhe keta we lepihen keshtu jane bere te peshtire fare.

  • goni: 08/04/2023 12:22

    Nga bisedat qe kam bere me miq po kenaqen nga kjo rritje e pagave

    Përgjigju
  • Loni: 08/04/2023 11:42

    Po vleresohen ashtu sic duhen

    Përgjigju
  • Goni: 08/04/2023 11:41

    Ky eshte nje lajm shume i mire per policine

    Përgjigju
  • Alesia: 08/04/2023 11:34

    e meritojne plotesisht pasi sakrificat qe bejne cdo dite jane te panumerta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja