TIRANË- Nga prilli i 2024, një mësues i shkollës së mesme do të ketë një pagë ku minimumi do të jetë 95.550 lekë, e ndërsa ato në gjimnaze 106800 lekë. Kreu i qeverisë, Edi Rama nën shoqërinë e ministres së Arsimit, Evis Kushi tha se procesi i rritjes së pagës për mësuesit do të bëhen në 2 hapa, ku baza do të jetë në këtë nivele, e ndërsa do të ketë gjithashtu edhe një shtesë për vjetërsinë e punës që ka secili prej tyre.
"Kemi bërë një plan me dy hapa i cili do të nisë tani dhe do të përmbyllet në vitin e ardhshëm në mënyrë që të realizojmë këtë rritje. Ju e dini shumë mirë që për mësuesit, ishte parashikuar edhe për mjekët, rritja 7% kështu që do të bëjmë rritjen 7% dhe pastaj në hapin tjetër dhe ky nuk është premtim, por plan financiar, në hapin tjetër pra vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra, nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë midis 3584 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit. Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të kenë një pagë 95 550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 800 lekë. Sigurisht këto janë bazat dhe pastaj ka sipas vjetërsisë, kualifikimeve që variojnë, por ky është niveli i pagës së mësuesve", tha Rama.
Kjo rritje pagash, tha kreu i qeverisë, është e parashikuar që të ndodh brenda 1 viti. Rama u kujdes të theksonte se pagat do të rriten për shkak të rritjes ekonomike që ka pësuar vendi, duke mos prekur borxhin publik.
“Jemi në një fazë të re, e rëndësishme është që të rrisim pagat aq ndjeshëm, por do të ulim borxhin publik, pra nuk është një rritje që merret me borxh dhe të jeni të bindur që kjo rritje pagash do sjellë më shumë motivim dhe përkushtim për punën e të gjithëve. Dhe privati do duhet të rishikojë punën e tij. Plani do paraqitet publikisht dhe sipas kategorive do të bëhet në këto faza dhe i gjithë do bëhet nga prilli në prill”, tha Rama.
Më herët, kreu i qeverisë ka prezantuar rritje e pagave për mjekët, efektivët e Forcave të Armatosura, policët, e ndërsa i ka bërë thirrje edhe sektorit privat që të ndjekë të njëjtën ritëm. Në përgjigje të kritikëve, ai tha se ky vendim ka qenë i planifikuar shumë kohë më parë dhe se nuk ka lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.
Gjatë takimit me mësues, kryeministri Edi Rama ka takuar kundërshtarin e tij, kur luante basketboll dhe këtë u kujdes që ta theksonte edhe aty.
“Këtë e kam pasur kundërshtar, ishte me Tironën, ishte më i mirë se unë”, tha Rama.
Shume mire. Dhe tashme qe fshatrat u shfarosen, qytetet masakruan dhe popullata u kandis ne 2 milion, dhe rinia mbi 14 vjec ne 70% eshte larguar, tashme bukur e ka kap satrap Rama ket punen e ngritjes se rroges. Mjaftojne 5 mesues per bashki ...
PërgjigjuQë pse bëhet tani kjo rritje pagave , është fare e qartë.Por e lëmë me kaq... .A e dini , që mësuesët po i torturoni me burokracitë e shumta ? Psh. : Përdoren regjistrat , shënimet në fletoret personale , dhe tani , të përdorin edh
PërgjigjuShqipfolës i marrë , tani duhet bler vota, tradhtar i pështirë
PërgjigjuPensionistet qe jan robtuar gjith jeten 20 mij lek pension...zoti ju vraft
PërgjigjuPensionistet me te varferit, Turp punuan dhe tani u ngrene pension me pikatore TURP
Fale perkushtimi te treguar nga ju niveli i mesimdhenies ne shkollat tona eshte rritur ndjeshem ju lumt
PërgjigjuJoni kur e supen se ne nuk po na e japin po komentojm shume
Dicka mjaft e mire edhe mese e domosdoshmen
PërgjigjuE hapi thesin e rrenave para zgjdhjeve.
PërgjigjuTANI=INAT
Jeni e vetmja qeveri qe po ben kaq shume investime ne arsim,ju lumte keshtu vazhdoni.
PërgjigjuRritja e rroges do i lehtesoje shume mesuesit
Përgjigju