Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa shifra që sipas tij tregojnë se në dy mandatet e PS-së, janë rritur pagat dhe është hequr taksa 10% për të gjithë.

Sipas Ramës, në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit janë shtuar 210 milionë USD më shumë se sa në qeverisjet e mëparshme.

"Mirëmëngjes dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.