Kuvendi miratoi ditën e sotme me 125 vota disa ndryshime në ligjin "Për organizimin e pushtetit gjyqësor", që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Drafti i hartuar nga ministria e Drejtësisë përcakton, që paga për funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë do të jetë e barabartë me 60% të pagës së gjyqtarit në Gjykatën e Lartë; ndërkohë që paga për funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, do të jetë e barabartë me 75% të pagës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Sipas ligjit të ri, gjyqtarët do të përfitojnë edhe shtesa për vjetërsi, kushte të veçanta pune, etj. Nisma e qeverisë, e propozuar nga ministria e Drejtësisë, mban në konsideratë parimin se shpërblimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve duhet të garantohet me ligj dhe të jetë në raport me dinjitetin profesional të tyre dhe barrën e përgjegjësive.
Standardet më të mira ndërkombëtare konfirmojnë faktin se një nivel i mjaftueshëm shpërblimi është i nevojshëm për të garantuar, që një gjyqtar të mund të operojë lirisht, pa presione në vendimmarrjen e tij.
HALIMI: PAGAT E GJYQTAREVE MBI 1 MILIONË LEKE, SHMANG TUNDIMIN
Në fjalën e tij Halimi tha se “dhe kjo paketë, që sjellim sot ka në fokus luftën kundër korrupsionit”.
“Çdo gjyqtar, që fillon nga puna do ketë një pagë jo më pak se 1 milionë lekë, një pagë dinjitozë në tendencën ndaj tundimit, në tendencën për t’u korruptuar. Gjyqtari i Krimeve të Rënda do ketë një pagë jo më pak se 1 milion e 200 mijë lekë; ai i Gjykatës së Lartë, 1 milion e 400 mijë lekë me mbi 7 vjet eksperiencë,”- shtoi ai.
PROKURORIA: RRITJA E PAGAVE TE PROKUROREVE RRIT CILESINE E HETIMIT
Në deklaratën e saj Prokuroria e Përgjithshme ka vlerësuar si pozitive ligjin e miratuar sot në Kuvend për rritjen e pagës së prokurorëve dhe të punonjësve të sistemit të drejtësisë.
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, e cilëson nismën e ligjvënësve “një arritje të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të politikës penale në vendin tonë, si edhe një mundësi më të madhe për forcimin e integritetit moral dhe profesional të prokurorëve të të gjithë niveleve dhe oficerëve të policisë gjyqësore”.
Gjithashtu, për z. Llalla, rritja e pagave për sistemin e drejtësisë është një mbështetje më e madhe, që pushteti legjislativ i ofron pushtetit gjyqësor për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com