Pavarësisht se Ministria e Financave dha alarmin se fatura nga rritja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është e papërballueshme për buxhetin e shtetit, komisioni i reformës dhe ekspertët e huaj nuk tërhiqen.
Magjistratëve do t’u rritet rroga nga 150 % deri në 166%. E përkthyer ndryshe, sipas Ministrisë së Financave, plot 45 milionë dollarë në vit.
Në datën 26 gusht anëtarëve të komisionit i është shpërndarë ligji për statusin e magjistratëve, i cili përveç detajeve teknike nuk prek absolutisht vendimin për rritjen e rrogave dhe benefiteve të tjera që përfitojnë njerëzit e drejtësisë.
Nga llogaritë e bëra rezulton se paga mesatare e një gjyqtari apo prokurori me sistemin e ri shkon në 33000 mijë lekë. Po ashtu, paga shtohet me 8% për çdo 4 vjet të plota të ushtrimit të funksionit si dhe 5 % të pagës fillestare, për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç.
Ndryshimet në ligj janë bërë pasi Ministria e Financave t’i drejtohej komisionit zyrtarisht me shkrim.
Ndërkohë puna për reformën do të rinisë sërish zyrtarish të hënën. Deputetët po punojnë mbi ligjet e tjera dhe brenda kësaj jave do të përcaktojnë një kalendar të ri pune, në mënyrë që sapo demokratët ta vendosin të rimblidhet komisioni.
Në tryezë janë ligji i byrosë , ai për intitucionet e reja të drejtësisë dhe ai për statusin e magjistratëve . Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë dhe Euralius po punojnë për kodet dhe ligjet e tjera për avokatinë dhe noterinë.
Nga 40 ligjet e reformës, një pjesë e tyre do të kalojë në komisionin e reformës deri në dhjetor të këtij viti, aq sa është mandati i kësaj strukture, ndërsa pjesa tjetër në komisionin e ligjeve nëse PD nuk bie dakord për një shtyrje të re mandati.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 2358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Më 2013 dola me ndihmën e dhëndrit të vëllait të ish-ministrit Naço, më bënë sikur isha për të vdekur!
14 Janar, 12:44
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
16 muaj luftë në Gaza/ Associated Press: Hamasi i thotë Po marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish: 250 palestinezë për 5 ushtare izraelite
14 Janar, 12:29
-
Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara
14 Janar, 12:05
-
30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra
14 Janar, 12:04
-
Mish me nenexhik nga zonja Albana
14 Janar, 12:01
-
Reçel karrote nga zonja Albana
14 Janar, 11:57