Pagat e punonjësve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit u rritën me 7% ndërsa rritja pritet të vijojë në 21-35% në vitin 2024. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një efektiveje e cila tregon vështirësitë e punës dhe shprehet se e mirëpritën vendimin për rritjen e pagave.

“Puna jonë ka qenë gjithmonë e qartë: të mbrojmë bashkëqytetarët tanë dhe të sigurohemi që ata të jetojnë në një shtet të sigurt. Por të qenit punonjëse policie nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Ne e dimë se sa shumë rrezikojmë ndërsa me krenari veshim uniformën blu. Prandaj vendimin për pagën ne e mirëpritëm.”, tha efektivja.

Ajo shtoi se vendimi për rritje pagash uron të motivojë shumë të rinj dhe të reja t’i bashkohen forcave të policisë.

“Shteti ynë ka nevojë për ne tani më shumë se kurrë”, tha efektivja e policisë.

Rama shkroi se ka respekt për djemtë dhe vajzat tona që zgjodhën dhe do vazhdojnë të bëjnë këtë detyrë fisnike që nuk është aspak e lehtë.