Rritja e papunësisë, eksperti: Të mbështeten talentet e reja! Qeveria të nënshkruajë para kontratë për punë me studentët që zgjedhin degët prioritare

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,5%, në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rekord historik minimal. Eksperti Erion Muça për Report Tv thotë se të rinjtë nuk po e gjejnë më veten në tregun e punës, për shkak se ofrohen vetëm pozicione vakante si në industritë përpunuese e prodhuese, bujqësi, fasoneritë apo baret-restorante, duke mos iu dhënë atyre mundësinë për të punuar në profilet që mbarojnë studimet.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se duhen politika parandaluese, si edhe të mbështeten talentet e reja.

“Një armatë të rinj me arsim të lartë të cilët kanë aspirata pritshmëri dhe pretendimet e tyre normale, përballë mundësitë për punë janë mundësi që kërkojnë arsim deri të mesëm, industritë përpunuese e prodhuese, bujqësi, apo sektori fason dhe baret restorante.

Duhen politika të caktuara parandaluese përmes identifikimit dhe mbështetjes së talenteve të reja dhe riparuese përmes rritjes, zhvillimit të sipërmarrjeve të ndryshme që të japin oferta joshëse për të rinjtë për të përmbushur pretendimet e tyre, jo vetëm paga por edhe infrastruktura e brendshme, të ketë mundësi për rritje profesionale”, tha Muça.

Ai po ashtu propozon që të bëhet një parakontratë mes studentëve që zgjedhin degët prioritere dhe qeverisë, për t’i mundësuar atyre një vend pune në përfundim të studimeve.

Të ndërtohet një ofertë kombëtare për mundësitë për punë në tregun vendas dhe mekanizma se si mund të punësohesh. Pa pasur këtë çdo hap ose masë tjetër s’do funksiononte. Nëse ka konfuzion për informacionin, i cili nuk vjen zyrtarisht, por përmes njohjes, është vështirë për ta përmirësuar gjendjen.

Elementi dy, të kemi cikël të mbyllur të garancisë për punë. Nëse zgjedh një degë prioritare do duhet të programohet një parakontratë që të kesh siguri për punën në mbyllje të ciklit, yti kthesh edhe shtetit pagën. Nëse s’ka cikël të mbyllura vështirësia që të kthehen në degë të preferuara do mbetet e lartë.

Sipas tij, një arsye përse ka një numër të lartë papunësie është edhe fakti që shumë studentë nuk përballen me punën që në moshë të hershme, por presin përfundimin e studimeve.

Mosfillimi i punës që në moshë të hershme është një arsye pse sot kemi shumë studentë që nuk janë ende në punë, por presin të përfundojnë studimet dhe të përballen me punën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 13/12/2023 14:48

    Po cfare jane keto strategji komuniste qe te zgjidhet kjo situate me planifikim nga qeveria. Ne tregun global duhet qe te zhvillohet biznesi dhe biznesi krijon pozicione pune terheqese per talentet dhe per kete, qeveria duhet te siguroje rregulla dhe kushte qe konkurrenca te zhvillohet ne kushte te drejta. Por, qeveria ka si prioritet pastrimin e parave te korrupsionit dhe droges prandaj nuk ka zgjidhje kjo pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori