‘Rritja e pensioneve, qesharake’, Tabaku: Të moshuarit nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat themelore të jetesës
Deputetja e PD, Jorida Tabaku
Deputetja e PD, Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake rritjen pensioneve, sipas saj me vetëm 20 lekë në ditë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, ajo shkruan se të moshuarit nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesës
Sipas saj, kjo është një përpjekje e dështuar për të mbuluar rënien e fuqisë blerëse dhe sfidat ekonomike të 700 mijë pensionistëve në Shqipëri.
“Pensionet shqiptare nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesë dhe kjo është një padrejtësi e madhe që po ju bëhet një brezi që ka dhënë gjithçka për këtë vend,” deklaroi ajo.
Sipas saj, rritja e pagave dhe pensioneve nuk duhet të jetë thjesht një manovër propagande e qeverisë. Politikat aktuale fiskale dhe ekonomike favorizojnë një pakicë të privilegjuar, duke varfëruar shumicën e qytetarëve.
“Një skemë e dështuar pensioni, si kjo e miratuar në 2014-2015, nuk mund të sjellë të ardhura të dinjitetshme për qytetarët tanë në moshën e tretë,” përfundoi Tabaku.
Tabaku shtoi se dështimi i skemës së pensioneve është drejtpërdrejtë i lidhur me dështimin e ekonomisë së vendit, duke shtuar se rritja fiktive e pagave dhe politika e formalizimit të detyruar kanë krijuar një iluzion të zhvillimit ekonomik, por në realitet kanë përkeqësuar situatën.
Për më tepër, rritja e pagës minimale, thekson ajo, është përdorur si një mjet propagandistik për të treguar një përmirësim të kushteve ekonomike, por në realitet kjo nuk ka sjellë përfitime reale për qytetarët.
Sipas Tabakut, Rritja e detyruar e pagës minimale ka rritur vetëm shpenzimet e biznesit dhe ka detyruar shumë prej tyre të reduktojnë numrin e të punësuarve, duke shtuar papunësinë dhe pasigurinë ekonomike.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Katastrofa paraelektorale e Sali Berishës
22 Mars, 20:11
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
Kujtim Gjuzi: Berisha vuri 44 emra të 'Sorosit' në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit
21 Mars, 21:15
-
Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë
21 Mars, 20:13
-
Çudira në Durrës/ Mbikalimi brenda oborrit të shkollës por jashtë funksionit! Banorët në protestë bashkë me kandidaten e PD-së
21 Mars, 16:13
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
'Koalicioni i PD, i pamoralshëm'/ Analisti Daci: Berisha ka përfshirë subjekte që i cilësonte armiq! Bëhet më i dobët përballë Ramës! Ja strategjia e Bardhit
21 Mars, 15:03
-
U la jashtë listave, Dash Sula flet me emra: Gatuajnë thashethemnajën për Berishën! Ata më bënë gjënë më të madhe
21 Mars, 07:00
-
Spahiu për Report Tv: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet të luftojnë për përmbysje në 2029
20 Mars, 22:28
-
VIDEO-Gjergj Luca i ‘heq’ ‘Non Gratën’ Saliut! Me foton e tij dhe thirrjen ‘Free Berisha” biznesmeni shkon në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut
20 Mars, 22:07
-
Valë dorëheqjesh në PD / U la jashtë listave, largohet kryetarja e LDG-së Kurbin: Nuk mund të vazhdojmë kështu me humbje të përsëritura
20 Mars, 21:23
-
Basha vijon replikat me Ramën: 7x7= 313! Mos harro paketat për njonin, e di vet ti kujt
20 Mars, 20:25