Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka risjellë edhe njëherë në vëmendje planin e tij për situatën e pandemisë së koronavirusit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndërkohë që janë rritur infeksionet, kanë rënë testimet. Sipas tij, Rama vazhdon me vjedhje e gënjeshtra.
"Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë anti-krizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!" shkruan Basha.
Komento