Rritja e rasteve me COVID, Greqia shtyn deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë

Rritja e rasteve me COVID, Greqia shtyn deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë

Foto e meparshme nga Kakavija

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike, qeveria greke ka vendosur t’i shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë.

Deri atëherë, të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t'u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, i kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.

Sikurse informon MEPJ, certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën /numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Ndërsa, për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Gjithashtu, të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t'i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi