Rritja e rasteve me COVID nuk ndalon ardhjen e pushuesve nga Kosova, fluks lëvizjesh në Morinë

Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID, shqiptarët e Kosovës nuk ndalen së ardhuri në Shqipëri për pushime, edhe pse jemi në fund të sezonit turistik.

Edhe sot në Morinë pati fluks të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve me destinacion bregdetin shqiptar. Tashmë jo për pushime të gjata, por për një fundjavë. Të pyetur për rritjen e rasteve dhe frikën e përhapjes së infektimeve me Covid 19 nga prania e Deltës, ata thonë se nuk kane frikë për shkak edhe të vaksinimit.

"Duhet dhe të pushojmë, nuk kemi frikë, jemi vaksinuar. Tani jemi të sigurt mendojmë", tha një qytetar.

"Frikë kemi pak, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Vaksinën nuk e kam bërë akoma, po presim radhën", u shpreh një tjetër.

Sezoni turistik është drejt fundit, ndërsa këtë vit pati një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjes së qytetarëve të Kosovës në vendin tonë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare, por krahasuar me sezonin e kaluar, numri turistëve kosovarë që kaluan pushimet në bregdet është shumë i madh, përfshirë këtu edhe të turistëve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës