Rama: Nga java tjetër rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare! Po studiohen masa të tjera shtrënguese anti COVID (VIDEO)

TIRANË- Nisur nga neglizhenca për respektimin e masave anti-COVID, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rritet gjoba ndaj lokaleve, bareve dhe restoranteve. Aktualisht gjoba është 1 mln, por nga java e ardhshme, Rama ka bërë me dije se do të rritet, edhe pse zgjodhi që të mos e specifikonte konkretisht se sa! Kjo masë ka ardhur si rezultat i “shthuthjes” së shqiptarëve kryesisht pas festës së festave të fundvitit, sqaroi Rama në konferencën e sotme me gazetarët, teksa paralajmëroi edhe masa të reja në rast se qytetarët do të vijojnë me indiferencën ndaj zbatimit të masave anti-COVID.

Ai sqaroi se ky është një paralajmërim, i cili nëse nuk do të merret parasysh, do të pasohet me masa të reja rigoroze.

“Policia e Shtetit dhe inspektoratet të ndryshojnë qasje. Këto ditë do të shikojmë reagimin pas këtij mesazhi ndërkohë që do të përgatitemi për respektimin rigoroz të masave”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka dyshime të arsyeshme që variantet e reja e reja COVID kanë hyrë në Shqipëri. E për këtë ka dhënë disa argumente që lidhen së pari me rritjen e numrit të të infektuarve, kryesisht te moshat e reja si edhe ri-infektimeve. Për të konfirmuar këtë dyshim, Manastirliu tha se monstrat janë dërguar në Berllin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Paralajmëron Rama: Ka një shthurje të shqiptarëve pas Vitit të Ri, po studiojmë masa të re! Do të ketë reagim më të fortë (VIDEO)

Që prej Vitit të Ri dhe deri tani ka pasur një rënie të respektimit të masave anti-COVID dhe se Komiteti i Ekspertëve po studion për masa të reja. Rama tha se do të ketë reagim me forcë ndaj njësive tregtare dhe reagim më të fortë ndaj qytetarëve.

"Ne jemi qasur me shumë fleksibilitet. Mirë po çfarë po shohim njerëzit nuk janë më siç kanë qenë para disa javësh. Që prej Vitit të Ri ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maska në rrugë. Faktikisht nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe rrezikut në njësitë tregtare. Ka një lehtësie të madhe që po merret kjo punë. Në çdo centimër që në tolerojmë virusi përparon.

Ne jemi në diskutim se çfarë do të bëjmë. E para një herë është që të respektojmë një herë e mirë këto që kemi. Policia e Shtetit dhe inspektoratet të ndryshojnë qasje. Këto ditë do të shikojmë reagimin pas këtij mesazhi ndërkohë që do të përgatitemi për respektimin rigoroz të masave. Po studiojmë disa kufizime të tjera. Jemi shumë të bindur që duhet të reagojmë me forcë ndaj njësive tregtare dhe të reagojmë më fort ndaj qytetarëve që nuk vënë maskë kur janë jashtë shtëpisë.

Ora 11:59
Ka mjekime në shtëpi me ilaçe që bëhen vetëm në spital, Rama-Manastirliu: Është një problem që ekziston (VIDEO)

Të pyetur për situatën e mjekimit nga COVID në shtëpi, edhe me medikamente që duhen bërë në spitale, Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu e pranuan këtë situatë shqetësuese.

"Është një situatë jo vetëm këtu. Njerëzit priren të marrin shumë ilaçe, megjithëse kjo është diçka që kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritet shëndetësore, nga ekspertët. Mesa duket frika, ankthi, nevoja psikologjike i shtyn njerëzit të marrin shumë ilaçe. Ndërkohë që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë pa u turrur për të mbingarkuar. Ne e kemi thënë në mënyrë të përsëritur që më e udhës është që të merret receta e mjekut të familjes. Ka raste abuzimi dhe këtu ishte kulmi i asaj sanitares që ishte sjellë si një monstër e vërtetë duke mashtruar një familje të tërë për të fituar para. Demaskimi i këtyre rasteve është gjithnjë super. Nxjerrja në pah nga ju të këtyre rasteve ndihmon shumë", tha Rama.

"Nuk mund të them që kjo çështje që ju ngritë nuk është shqetësuese edhe për ne. Mbetet një shqetësim elementi që ka të bëjë me protokollet e standartizuara që ne kemi. Kemi protokolle që ndiqen nga mjekët e familjes dhe askush tjetër, për ato në gjendje të lehtë dhe të moderuar. Janë protokolle për tu zbatuar nga mjekë që janë për tu kualifikuar. Sa i përket protokolleve spitalore, mjekët vërejnë se vijnë në kushte të vështira shëndetësore dhe marrin terapi në banesë që në kushte normale duhet të bëhen në spitale. Në parimet e shëndetësisë të mos bësh është e para. Sa i përket trajtimit në banesë janë protokollet specifike vetëm gjendjen e lehtë dhe të moderuar", tha Manastirliu.

Ora 11:40
Manastirliu: Është ulur mosha mesatare e të prekurve me COVID, po preken të rinjtë 25-34 vjeç! 78% e kapaciteve spitalore të zëna (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se është ulur mosha mesatare e të prekurve me COVID-19.

“Javët e para të vitit, duke qenë se kemi një incidencë e shtuar, ka të bëjë me shumë me 25-24 vjeç, ka pasur një rritje. Mosha mesatare e rasteve është 48.7 vjeç, këto fakte na bëjnë që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi dhe të mos i neglizhojmë, duke filluar që nga vendosja e maskës, ku është parë që është neglizhuar dhe që duhet shoqëruar me distancimin dhe higjienën dhe protokollet. Sa i përket vaksinimit, po vijojmë procesin të mjekëve ne vijën e parë, do të vijojmë me vaksinimin e dozave të dyta”, tha Manastirliu.

Ajpo ka sqaruar se deri tani janë zënë 78% e kapaciteteve në spitale. 

"Kemi 78% të shtretërve të zënë në spitalet Covid. Kjo nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve. Kapacitetet nuk janë të mbingarkuara”, tha Manastirliu.

Ora 11:30
Manastirliu: Kemi dyshime të arsyeshme se variantet e reja të COVID kanë ardhur Shqipëri (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka dyshime që variantet e reja të COVID kanë mbërritur në SHqipëri dhe për këtë ka dhënë disa argumente se si ka lindu ky dyshim.Këto variante të reja po prekin kryesisht të rinjtë, sqaroi Manastirliu, teksa shtoi se monstrat janë dërguar në Berlin për të pasur një konfirmim ose jo të këtij dyshimi. 

“Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimit e varianteve të COVID, kemi raste të riinfektimeve, prekjes së të rinjve në masë,  dhe aspekteve të sinjaleve në laboratorin e virologjisë ku vlerësojnë se kemi të bëjmë me këto dyshime. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave”, tha Manastiliu.

Ora 11:29
Rama: Do të rriten gjobat për lokalet, qendrat tregtare, restorantet ...! Policia dhe inspektoratet do të imponojnë respektimin e masave anti-COVID (VIDEO)

Gjobat për të gjitha bizneset që thyejnë masat anti-COVID do të rriten duke filluar nga java e ardhshme. Kryeministri Rama paralajmëroi se Policia e Shtetit dhe inspektoratet do të imponojnë respektimin e këtyre masave.

"Pfizer do të vijojë lëvrimin e sasive të tjera, duke nisur nga mesi i shkurtit. Vaksinat do të shtohen dhe numri i vaksinimeve do të rriten. Koha kur vaksinat dhe masa e numrit të të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg, në të gjitha vendet jo vetëm këtu.

Po nënvizoj edhe një herë, duke filluar nga tregtarët duhet në asnjë mënyrë ta marrin si një mundësi për të abuzuar. tregtarët kanë përgjegjësi të posaçme pasi kanë edhe mjediset e tyre ku ndërveprimi është më i madh i njerëzve dhe rreziku më i madh është pikërisht aty. Nëse nuk duam që të kthehemi tek masat e forta kufizuese duhet që sot të mos kërkojmë të rrezikojmë jetën e njerëzve dhe stabilitetin e sistemit tonë shëndetësor. Ne nuk duam që policia e shtetit dhe inspektoratit të hyjnë dhe të dalin nëpër lokale, bare, nëpër qendra tregtare,restorante e kështu me radhë sepse kjo nuk është në të mirë të biznesit. Për nëse nuk ka reagim patjetër do të ndodhë kështu. Policia e Shtetit dhe inspektoratet do të imponojnë.

Do të rrisim gjobajt për baret, lokalet, restorantet dhe qendrat lokale dhe do të bëjmë një përshkallëzim. E kam shumë mik Ermal Mamaqin por është e patolerueshme që të bëhet një grumbullim i tillë, aq më të tepër kur është personazh i njohur. Është shembulli më i keq për të gjithë. E kështu me radhë lokalet në bllok, në zona të caktuara në Tiranë dhe jo vetëm, lokalet me më shumë fitime e më pak dhimbje koke të bëhen vatra ku kërcen COVID me muzikë është e patolerushme.  Është një thirrje për solidaritet, për unitet, të mos hapim të çara në një situatë kur të gjithë duhet të luajë rolin e vet", tha Rama.

 

Ora 11:20
Fotot e politikanëve grumbull për fushatë, Rama: Sjellje e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme jo vetëm e opozitës, por e kam edhe për PS-në (VIDEO)

Të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme, i ka quajtur kryeministri Edi Rama mbledhjet e partive politike për fushatë, përfshirë këtu edhe anëtarët e partisë së tij. Ai shtoi se ka pasur një neglizhencë të madhe të respektimit të masave, por theksoi se një gjë e tillë nuk ka sjelle kaos në sistemin shëndetësor. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rama tha se duhen marrë masa që një gjë e tillë të mos vijojë përkeqësimin e rasteve ditore.

“Në kushtet kur po shohim një rritje të numrave të infektimeve, kur kemi sinjale të arsyeshme mbi hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të COVID-19, kur po rritet infektimi i moshave të reja dhe faktikisht po ulet edhe mesatarja e moshës të së shtruarve në spitalet COVID, natyrisht që jemi shumë të motivuar për të bërë gjithçka siç duhet që të mos kthehemi tek masat kufizuese, por për këtë duhet motivim i gjithsecilit. Që të funksionojnë sic duhet duhen zbatuar. Nga ana tjetër qasja e autoriteteve të shëndetësisë dhe në tërsi të autoriteteve që janë përgjegjëse ka qenë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese se represive, mirëpo mesa duket nga çfarë konstatohet prej autoriteteve shëndetësore ka një rënie të angazhimit të qytetarëve duke filluar që nga vendosja e maskës kudo, jashtë shtëpisë duke vazhduar me rregullat e vendosura për njësitë tregtare dhe me eksese të patolerueshme në lokale të caktuara apo qoftë edhe nga politikanët dhe këtu me politikanët dua ta bëj të qartë që nuk e kam fjalën vetëm për partitë e tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj që shkelin rregullat duke u mbledhur me salla e dhoma me më shumë se personat e përcaktuar si numër e komitetit teknik. Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar i përgjegjësisë qytetare në luftën kundër COVID. Nuk jemi të shqetësuar sa i përket stabilitetit shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe barra mbi shëndetësinë rrezikon të rritet. Jemi besoj të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu në radhë të parë në anën e qeverisë dhe ju të mediave kemi detyrimin që  të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë korrekt”, tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 08/02/2021 12:37

    Tallu Ed Rama, tallu. Rritet gjoba për Qëndrat Tregëtare...... WTF !

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/02/2021 12:30

    Pse te mos bredhin lirshem shqiptaret zoti Kryeminister,kut gjobat qe vute radhen e pare nuk i pagoi asnje,sepse i anulluat.Me gjithe mend e ke qe njerezit te respektojne rregullat,kur e dine qe edhe po u gjobiten prape do i falesh gjobat dhe pergjegjesi per kete keni vetem jo e asnje tjeter!

    Përgjigju
  • Ops: 08/02/2021 11:27

    Ca thua ??? Thuaj me rob shpieee ? Te gjithe lokalet e deputeteve dhe miqeve tuaj punojne pa kufizim orari dhe pa respektu asgje. Debil

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë