TIRANE-Në 24 orët e fundit kurba e infeksionit me COVID pësoi një rritje të ndjeshme, pasi u shënuan 25 raste të reja. Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në një intervistë për Report Tv se rritja e rasteve me COVID është një gjë e parashikuar për shkak të rihapjes graduale që po bëhet.
"Një situatë e parashikuar për shkak të tolerimit të masave dhe personave asimptomatikë. Një luhatje ditore nga dita në ditë. Në Tiranë ka pasur një transmetim komunitar, jo vetëm për vatrën e call center, por edhe të tjera, që nuk dihet të kenë historik me rastet e konfirmuara, prandaj ka një transmetim komunitar. ISHP duke ndjekur zbatimin e protokollit nga këto subjekte, call center, apo fasoneri. Sa i përket vatrave, kemi të tjera në qarqe, po bëhet një punë intensive. Në Tiranë për shkak të dendësisë së popullsisë dhe daljeve, duhet të respektohen masat e distancimit fizik" tha ajo.
Por a duhet të përgatitemi për një valë të dytë? "Tani ne dimë ku të veprojmë. Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë, ku do të kemi bashkëshoqërim të viruseve sezonalë me COVID-in. Vera sjell një shfrenim dhe argëtim dhe ndërkohë që nuk duhet neglizhuar distancimi fizik dhe higjiena duhet të respektin. Pavarësisht nëse do të jemi në det dhe rërë".
E pyetur se di e vlerëson rihapjen graduale që po bëhet në prag edhe të 1 qershorit ku do të çelen kopshtet dhe çerdhet, Tomini u shpreh se "Çdo element kërkon një vlerësim më të madh që të gjitha strukturat të jenë në alert. Do të ketë peshë niveli në vlerësimin kufitar, mjekët e familjet. Strukturat janë gati kundrejt këtij hapi të lehtësimit të masave".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.7%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore
3 Tetor 2024, 14:31
-
Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur
12 Shtator 2024, 20:09
-
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar, Tomini për Report Tv: Lushnja, Fieri e Kurbini më të prekurat
5 Gusht 2024, 13:11
-
Dezinsektimi/ Drejtoresha e ISHP për Report Tv: Zgjat deri në shtator, përsëritet çdo 2-3 javë! Divjaka epiqendra e mushkonjave, s’mund t’i ‘zerojmë’
13 Maj 2024, 13:41
-
‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar
8 Maj 2024, 20:02
-
11 raste me fruth në Shqipëri, drejtoresha e ISHP Tomini për Report Tv: Të infektuarit janë 1-13 vjeç! Shpërndarja në tre qytete, si paraqitet situata
24 Janar 2024, 16:21
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Situata me virozat, Drejtoresha e ISHP-së: Grip stinor, paraqiten rreth 14 mijë raste në javë! Piku do jetë në javën e 3 dhe të 4 të janarit
16 Janar 2023, 12:28
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21