Rritja e rasteve me COVID-19, Manastirliu në Urgjencën e QSUT: Kemi marrë masat për të përballuar fluksin e shtuar, 100 mjekë i shtohen sistemit shëndetësor këtë muaj

Rritja e rasteve me COVID-19, Manastirliu në Urgjencën e QSUT: Kemi marrë masat për të përballuar fluksin e shtuar, 100 mjekë i shtohen sistemit shëndetësor këtë muaj

Manastirliu në Urgjencën e QSUT, bashkë me stafin e mjekëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër punën e stafeve mjekësore në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ku ditët e fundit ka pasur një fluks të shtuar, duke u shprehur se qytetarëve u është dhënë shërbimi shëndetësor në kohë. Ministrja njoftoi gjithashtu se rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve nis nga muaji korrik.

“Në këto ditë të nxehta kur po përballeni më një fluks të shtuar qytetarësh që kanë nevojë për shërbim emergjent shëndetësor, mjekët kanë bërë më të mirën për ta përballuar siç duhet këtë situatë. Barnat dhe materialet mjekësore por edhe e gjithë infrastruktura për diagnozën e pacientëve, duke nisur nga paneli i analizave dhe ekzaminimet imazherike i janë ofruar në kohë qytetarëve që kanë marrë shërbim në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshmë në QSUT. Është një ekip fantastik prej më shumë se 23 mjekësh dhe 80 infermierësh që shërbejnë në këtë urgjencë, që padyshim ka një fluks jo të vogël”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu lajmëroi nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme, shtimin me më shumë se 100 mjekë të stafeve të spitaleve.

“Lajmi i mirë është se janë më shumë se 100 mjekë që kanë përfunduar këtë vit ciklin e specializimeve, që do të atashohen pranë spitaleve tona të rretheve. Por janë edhe ata të cilët përfundojnë ciklin e specializimit, që tashmë janë të atashuar dhe po atashohen në spitalet e Tiranës, por edhe që kanë preferuar të qëndrojnë në spitalet ku ata kanë shërbyer në këtë 3-vjeçar”, tha Manastirliu.

Nga Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme, Ministrja Manastirliu u shpreh se qeveria është e angazhuar për mbështetjen e mëtejshme të mjekëve, kur tha se rritja e pagave nis nga ky muaj.

“Ne si qeveri jemi të angazhuar në mbështetjen e mëtejshme të mjekëve dhe të infermierëve tanë. Pagat rriten duke filluar nga korriku, pra efekti i pagave me rritjen 6% do të fillojë si efekt me rrogën e parë që vjen në gusht. Sigurisht do të vijojë rritja e pagave në çdo vit, ashtu sikurse ne e kemi premtuar”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se pavarësisht se QSUT është një kantier i madh, me investimet që janë në proces, shërbimi po garantohet në kohë dhe me cilësi, në bashkëpunim edhe me spitalet e tjera terciare, në këto ditë të fluksit të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe impaktit të Covid19.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët