Rritja e sigurisë në burgje
Report Tv zbulon si futej droga

Rritja e sigurisë në burgje<br />Report Tv zbulon si futej droga
Kontrollet në burgje zbulojnë mënyrën e re të deportimit të sendeve të ndaluara dhe drogës ku së fundi rezulton se të dënuarit përdorin pakot postare.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht foto nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë në të gjitha burgjet e vendit ku rezulton se një pako e mbushur plot me speca në të cilat kishte canabis ishte destinuar për një të dënuar në burgun e Fushë Krujës.

Sipas hetimeve ka rezultuar se pako ka mbërritur në këtë IEPV me postë ndërsa nga kontrolli është zbuluar dhe lënda narkotike siç shihni në foto.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 11 celular si dhe një sasi e konsiderueshme kanabisi e vendosur në brendësi të një dysheku të sfungjertë.

Veç këtyre uniformat blu të burgjeve kanë mundur të sekuestrojnë një kovë me bërsi rrushi e cila do të përdorej për të bërë raki në burgun e Lezhës ndërsa në burgun e Peqinit brenda një llampe neoni janë sekuestruar dy thika.

ReportTv ka mësuar se aktualisht drejtoria e burgjeve ka përfunduar strategjinë e vendosjes së skanerave për dedektimin e lëndëve eksplozive, drogës dhe celularëve ku në 26 IEVP ka vetëm 6 skanera dhe 4 prej tyre janë funksional.

Kjo strategji pritet të prek dhe sistemin e rekrutimin të punonjësve të policisë në burgje si dhe mënyrën e takimit me familjarët dhe sendeve që futen nga jashtë kryesisht ushqime.

[gallery]23938[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin