Rritja e theksuar e numri të të infektuarve dhe viktimave për shkak të Covid-19 ka bërë që Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të miratojë ndryshimet në “Ligjin për Sëmundje Ngjitëse”, ku tashmë mbajtja e maskave për qytetarët bëhet e detyrueshme në të gjitha vendet publike.
Me ndryshimet e fundit ndalohet edhe grumbullimi i më shumë se katër personave në vende publike pas orës 22:00.
Maqedonia e Veriut ka pasur një bilanc të rëndë në betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Autoritetet njoftuan se 14 persona kanë humbur jetën dhe mbi 960 nga fillimi i pandemisë, ndërkohë janë evidentuar 870 raste të reja .