/ ATSH-DPA/ - Një rritje e eksporteve e shkaktuar nga një rënie e euros ndihmoi ekonomitë më të mëdha të eurozonës, por rritja ekonomike gjermane ishte më e ulët sesa pritej në tremujorin e dytë ndërsa rritja ekonomike e Francës u ngadalësua, sipas statistikave të publikuara sot.
"Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Gjermanisë u rrit me 0,4 për qind nga tremujori në tremujor", njoftoi zyra gjermane e statistikave, Destatis.
Shifra për ekonominë më të lartë të eurozonës ka qenë më i lartë se ritmi prej 0,3 për qind në tremujorin e parë, por rezulton më i ulët nga sa kishin parashikuar analistët, me 0,5 për qind më pak.
"Franca, e dyta me ekonominë më të lartë në eurozonë, nuk ka shënuar rritje nga tremujori në tremujor pasi shpenzimet më të ulëta të konsumit dhe investimeve kanë kompensuar një rritje të eksporteve", deklaroi zyra franceze e statistikave, Insee.
Ngecja ekonomike pasoi me një rritje prej 0,7 për qind në tremujorin e parë, ritmi më i shpejtë i Francës në gati dy vjet, shtoi Insee.
Analistët e anketuar nga DPA-AFX kishin paraashikur që prodhimi I brendshëm bruto të zgjerohej me 0,2 për qind në tremujorin e dytë.
/Shqiptarja.com