Rritje e hyrjeve të turistëve
të huaj në portin e Durrësit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi informoi se “pas rritjes së hyrjeve nga kufijtë  tokësorë të turistëve të huaj në këtë sezon veror, ka rritje edhe në hyrjet portuale”.

“Edhe në portin e Durrësit ka një rritje prej 36,4 % më shumë vizitorë shtetas të huaj që kanë hyrë këtë sezon  turistik”, thotë ministrja Ekonomi, në një postim në rrjetet sociale. Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shengjinit e Velipojës, por edhe në zonat tona malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj. Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë

Berat 11 359 turistë
Qyteti i Beratit në periudhën janar-qershor 2016 u vizitua nga 11, 359 turistë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më parë. Ministria e Kulturës në një njopftim për shtyp bën të ditur se rritja e numrit të vizitorëve ka ardhur falë mirëmenaxhimit të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre. Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Berati u shpall në vitin 1961, zyrtarisht qytet muze. Ai ka pasuri të konsiderueshme monumentesh, ndërsa sot  trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës