Rritje e ndjeshme, shënohen 42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Rritje e ndjeshme, shënohen 42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID-19 është regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Insituti i Shëndetësisë Publike bën me dije se si rezultat i 2.987 testimeve 42 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orë.

Në 24 orët e fundit 16 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.613 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 108.073, ndërkohë që ai i viktimave është 2.265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, 195 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 16.199 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 374.190 persona janë vaksinuar gjithsej, ku prej tyre 117.382 i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin