Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, 220 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga koronavirusi

Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, 220 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga koronavirusi

Foto ilustruese

Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID në vend, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 220 qytetarë, nga 69 që ishin një ditë më parë. Ky është bilanci që njofton Ministria e Shëndetësisë pas kryerjes së 5536 testimeve në mbarë vendin. Ndërkohë fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Sakaq janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë. 

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

220 qytetarë pozitiv në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         220

Të shëruar në 24 orë       31

Të shtruar në spitale       33

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 5536

Testime totale             938,527

Raste pozitive             134,201

Raste të shëruara       130,470

Raste Aktive                    1,271

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             447

Shkodër          189

Vlorë               139

Elbasan           120

Fier                  120

Lezhë              65

Durrës             58

Berat               40

Kukës              31

Gjirokastër       28

Korçë               17

Dibër                 8

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbyllja: 10/08/2021 21:50

    Me dt 25 gati për mbyllje !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta