Rritje masive e rasteve me Covid në Gjermani, mjekja Meta: 50 mijë të rinj të prekur ditët e fundit! Pasoja psiqike, është rritur numri i vetëvrasjeve

Mjekja e Urgjencës në Gjermani, Aurora Meta, në një intervistë për Report Tv teksa ka folur për situatën e Covid-19 në Gjermani, ka deklaruar se ka një numër në rritje të rasteve të infektimeve si dhe të masave kufizuese.

"Sistemi shëndetësor nuk është mbingarkuar deri tani, po i menaxhojmë në mënyrë sistematike. 90% e urgjencave shpëtojnë. Në Berlin ka pasur rritje masive të rasteve dhe janë shtrënguar masat. Nuk do lejohen më shumë se 50 veta nëpër restorante. Në rast se do të jetë mbledhje familjarësh nuk do jetë më shumë se 10 persona. Janë mbyllur restorante dhe shmangur grumbullime publike", tha ajo.

50 mijë të rinj të prekur ditët e fundit në Gjermani nga Covid. Kështu deklaroi mjekja Meta e cila shtoi se situata e krijuar prej Covid ka sjellë pasoja psiqike për njerëzit, duke shtuar ankthin dhe depresionin. Sipas saj është rritur edhe numri i vetëvrasjeve, por nga ana tjetër shton se tashmë njerëzit janë mësuar me situatën.

"50 mijë të rinj të prekur ditët e fundit në Gjermani. Kjo është një sfidë për Gjermaninë, për të gjithë ne është një sfidë e madhe sidomos për aspektin psiqik, sepse distancimi s'mund të mbetet pa pasoja. Shoqëria gjermane është pajtuar me faktin se mund të jetojë gjatë me Covid. Pasojat psiqike janë shprehur me depresion me ankth, është rritur numri i vetëvrasjeve. Por edhe pacientët po pajtohen me këtë fakt", shtoi ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën