Rritja në mënyrë stratosferike e çmimit të kanabisit në botë për Kryeministrin Rama lidhet edhe më Shqipërinë.  I ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë’, kreu i qeverisë theksoi se kishte lexuar një raport sekret që faktonte se rritja e çmimit të kanabisit ka ardhur nga rënia drastike e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur një parulle të përdorur nga protestuesit se “kushton më shumë buka se hashashi”, Rama u shpreh se ka një rritje katastrofike të çmimit të hashashit, pasi nuk ka prodhim.  

"Ka një rritje stratosferike të çmimit të hashashit, për shkak se nuk ka prodhim. Është rritur shumë çmimi, se ka rënë prodhimi. E kam parë në një raport. Nuk ka më as kapje nga policia italiane, për shkak se ka rënie drastike të prodhimit në Shqipëri. Ky është lajm shumë i mirë për mua.

Raporti është Është konfidencial. Raporti nuk është nga ana jonë, jo nga ne, dhe flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar, çmimi ka shkuar në stratosferë. Po flasim për furnizimin nga tregu i Shqipërisë. Raporti ishte specifik. Tani unë nuk e di kemi ardhur të flasim këtu për çmimin e energjisë, apo të hashashit", tha ndër të tjera Rama.

Rritja e çmimit të kanabisit dhe rënia drastike e prodhimit në Shqipëri u konstatua pak ditë më aprë edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë. Ai u shpreh se u diskutua për projektet e së ardhme që kanë të bëjnë me sigurimin e kufijve të Austrisë dhe të BE për të mbrojtur nga emigracioni i jashtëligjshëm.

"Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit'- tha Çuçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:03
Plani i Shqipërisë së madhe, Rama: Aspiroj një jetë tjetër për mandatin e 4, të bashkoj Kosovën me ne! Takimet e Berishës, cirk

I ftuar në një intervistë, kryeministri Edi Rama ka folur për planet e tij në 2030, aspiratat e tij për Kosovën si dhe tensionet e opozitës.

I pyetur për ‘Bashkimin e Shqipërisë së Madhe’, Rama u shpreh se aspiron të bashkojë Shqipërinë me Kosovën por jo të jetë drejtuesi i tyre në mënyrë kategorike.

I sigurt për fitoren e mandatit të 4 kryeministri nënkuptoi se pas 2030 planet e tij do të jenë ndryshe e se nuk do ishte më në krye të ‘Shqipërisë së Madhe’.

‘Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit.  Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.’ tha Rama.

Intervista e Ramës përpos planeve për mandatin e 3 dhe të 4, protestave aktuale në vend u pyet edhe për takimet e Berishës dhe situatës opozitare. Për to, Rama vendosi një epitet përmbledhës, ‘cirk’ e se nuk ishte i interesuar t’i ndiqte as ai e as populli.

“Nuk mendoj se ka një interes publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe me minj sjell spektatorë. Për vendin është e rëndë kjo që po ndodh me opozitën. Është shumë për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie.  Nuk ndjek as Bashën dhe as Berishën në atë çfarë bëjnë.  Nuk jam i interesuar të ndjek cirkun.’ përfundoi Rama

Ora 21:59
Ku do ta kesh pallatin mbretëror në Tiranë apo në Prishtinë? Përgjigjet Rama

Kryeministri Rama është duke folur sonte në një intervistë për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për çështjet ekonomike dhe krizën energjetike.

Por në një moment Rama është pyetur edhe nëse një ditë do të bëhet mbret dhe nëse po ku do ta kishte pallatin mbretëror.

Rama duke qeshur ka thënë se nuk mund të bëhet mbret se nuk ka gjak mbretëror.

"Lidhja që kam pasur me mbretin ka qenë se gjyshin e kam pasur shofer të Mbretit. Nipat e shoferit të mbretit nuk mund të bëhen mbret. Pra, skam gjak mbretëror. Këto mbretëritë janë 'dem baba dem'", është shprehur ai në emisionin 'Zonë e lirë'. 

I pyetur nëse e pengojnë ndërkombëtarët për këtë, Rama tha se është ai i pari që nuk e do këtë gjë.