Rritje profesionale dhe takime të veçanta...çfarë thonë yjet për ju sot

Rritje profesionale dhe takime të veçanta...çfarë thonë yjet për ju sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të martën kjo është një javë reflektimi edhe nëse nuk ju pëlqen të rrini ulur dhe kot. Jupiteri është ende në shenjë dhe do të mbetet i tillë edhe në ditët në vijim, duke dhënë avantazhe të mëdha. Kujdes nga Afërdita disonante e cila sjell disa shqetësime në jetën tuaj private.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të martën kjo javë është e bukur dhe sjell rritje të madhe personale dhe profesionale. Mërkuri është në shenjë dhe do të qëndrojë aty deri në mes të muajit kështu që po vijnë mundësi të reja për t'u shfrytëzuar. Në punë do arrini të zgjidhni shumë probleme.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të martën këtë javë ju shohim të dashuruar. Afërdita në shenjë deri pak ditë më parë sillte emocione të reja dhe takime të veçanta. Mungesa e pasionit do ta vuajnë vetëm ata që janë në një lidhje prej kohësh. Ka shumë energji në punë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të martën do të keni një vitalitet të bukur për të shfrytëzuar sa më shumë. Nëse pjesa e parë e vitit ishte paksa problematike, tani po vjen një forcë e madhe. Ata që kanë pasur probleme në punë do mund të fillojnë një fazë të re rilindjeje dhe në dashuri do të ketë një stabilitet më të madh.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të martën ju ndjeni dëshirën për të pasur diçka më shumë në dashuri por edhe në punë ku ende nuk keni arritur gjithçka që kishit planifikuar. Java do jetë paksa e lodhshme me Diellin dhe Mërkurin kundër por duhet të shtrëngojmë dhëmbët. Jini më të guximshëm në dashuri.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të martën kjo javë është e bukur pasi më në fund ju sheh më të relaksuar dhe më pak të tensionuar se ditët e fundit. Në javët e ardhshme do të ketë disa ndryshime por më të mirat do të vijnë vetëm pas datës 16 të muajit.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të martën ju po filloni ngadalë një fazë rikuperimi pas muajve të parë shumë të vështirë të vitit. Këtu vjen pak fat dhe gjithashtu optimizëm që do t'ju bëjë edhe më magjepsës në sytë e të tjerëve. Favorizohen takime të reja dhe në punë vijnë gjëra të reja.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të martën ky qiell është i bukur për dashuri. Mundësi të mëdha vijnë për të përjetuar emocione të forta, për t'i shfrytëzuar sa më shumë. Kushtojini vëmendje vetëm çështjeve që lidhen me paratë. Në punë ka marrëveshje për t'u rishikuar.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të martën kjo javë është shumë interesante. Me Afërditën që nuk kundërshton më, do të arrini të sqaroni gjithçka që nuk shkon në çift. Ju gjithashtu rikuperoni në nivel psikologjik dhe fizik. Nëse mundeni, lini pak më shumë kohë për veten tuaj.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të martën ky është muaji i fitoreve ndaj prisni një javë kënaqësie të madhe dhe gjithashtu fillime të reja. Në punë ka një atmosferë risie dhe në dashuri duhet të tregoheni pak më të matur se zakonisht.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të martën kjo javë është e bukur edhe nëse ka ende disa probleme të vogla në punë, veçanërisht për çështjet e parave. Mundohuni të kërkoni një rritje edhe sepse shpenzimet janë gjithmonë të larta.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të martën sa më shumë t'i afrohemi mesit të muajit, aq më shumë planetët do të jenë në favorin tuaj. Saturni në shenjën tuaj ju bën më të fortë dhe më pak të frikësuar nga ngjarjet dhe problemet e papritura të jetës. Hëna pozitive dhe Venusi ndihmojnë në dashuri dhe sjellin emocione të bukura.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)