Rritje temperaturash në fundjavë, mjekja: Ja kush duhet të ketë kujdes!
Fëmijët dhe të moshuarit janë ata që duhet të tregojnë më shumë kujdes nga ndryshimi i klimës. Teksa temperaturat pritet që nesër të arrijnë në 24 gradë, mjekja Brunilda Shiroka në një intervistë për Report TV tregon se si duhet të veprojnë nënat për
Redaksia 30 Mars 2018, 13:28 | Përditesimi: 30 Mars 2018, 15:00
Fundjava do të jetë me mot të ngrohtë. Pas një muaji me shi dhe temperatura të ulëta, dita e nesërme do të sjellë ndryshime. Lidhur me këtë mjekja Brunilda Shiroka tregon për report TV ndikimin që kanë këto ndryshime në shëndetin e njeriut.
“Luhatjet e theksuara të temperaturave,padyshim që përbën një stres në kuptimin e shëndetit të organizmit kryesisht te fëmijët, por edhe të moshuarit. Nëse kemi një tendencë rritje të temperaturave shfaqen përsëri problematika, të formave alergjike dhe këto vihen re shumë te fëmijët”, u shpreh mjekja.
Ndonëse në fund marsi, gripi ende nuk është larguar.
Ka raste të virozave në forma të intensitetit të lehtë dhe mesatar, që po rishfaqen të paktën ditët e fundit. Po shohim një rritje të numrit të rasteve me problematika shëndetësore të virozave stinore pa dyshim, të shtuara”, tha Brunilda Shiroka.
Ndërsa për fruthin rastet janë ende prezente. Mjekja vijon apelin për vaksinime.
"Kishim një rast të dyshimtë për fruth, i cili përcillet për në QSUT për të bërë ekzaminin e nevojshëm për të përcaktuar diagnozën. Për fat të mirë kemi raste sporadike, pra kanë qenë të rralla. Në çdo rast janë marrë masat e menjëhershme. Rasti i fundit ishte i një nxënësi në klasën e parë të një shkolle pranë qendrës sonë. Nuk do të thotë që kaloi kjo epidemi. Në çdo vit ekziston mundësia të shfaqen. Janë të mirëpritur dhe pa asnjë lloj kufizimi të vijnë të vaksinohen për të realizuar mbrojtjen e tyre ndaj sëmundjes së fruthit” përfundoi mjekja.