Një rrjedhje e bombulës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Vlorë i cili shërbente për pjekjen e mishit.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen '28 Nëntori'.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, dëmi ka qenë i madh.

Ndërkohë  policia ka marrë në pyetje pronarët për zbardhjen e plotë të incidentit.