Rrjedha kryesore e Vjosës, MEI
Jo HEC-e nga Kalivaçi e sipë

Rrjedha kryesore e Vjosës, MEI<br />Jo HEC-e nga Kalivaçi e sipë
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë sqaron përmes një njoftimi për mediat se qeveria është e vendosur që  të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë rrjedhës kryesore të Vjosës nga Kalivaçi e sipër.
 
Duke u ndalur në rastin e referuar në media për HEC-in e Poçemit, MEI thotë se ai nuk ka lidhje me rrjedhën kryesore sipër Kalivaçit, pasi ndodhet poshtë kësaj zone.
 
“Pjesa poshtë Kalivaçit do të shfrytëzohet në përputhje me objektivat e qeverisë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe reduktimin e nevojës për import të saj nga jashtë. Ky zhvillim do të jetë në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore dhe në harmoni me mjedisin. Rasti i referuar në media për HEC Poçem nuk ka lidhje me rrjedhën kryesore sipër Kalivaçit pasi ai pozicionohet poshtë kësaj zone,” thuhet në njoftimin  e Ministrisë së Transporteve.
 
Po ashtu për të përforcuar atë çka qeveria shqiptare synon, ministria sjell në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Rama dhënë më 28 korrik të vitit 2015 pikërisht mbi ndërtimet e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Vjosa.
 
“….besoj e ndani me mua mendimin se një nga rrjedhat më të rëndësishme është Vjosa. Vjosa ishte planifikuar të bëhej njësoj si, nuk e di a ju kujtohet guliveri i lidhur nga gjithë lilipunët. Do mbushej nga fillimi në fund me hidrocentrale. Ndërkohë, ne kemi për Vjosën një plan tjetër, planin e Parkut Natyror. Sigurisht, nuk mund të kthejmë mbrapsht hidrocentralet që janë në ndërtim por që nga Kalivaçi e lart ne nuk do të lejojmë më të ndërtohet asnjë hidrocentral. Sigurisht, nga pikëpamja e zhvillimit të sektorit drejtpërdrejt ky mund të jetë nga pikëpamja ekonomike një dëm por dëmi ekonomik dhe social që do të shkaktonte nëse do ta lidhnim gjithë trupin e Vjosës si guliverin me gjithë liluputët që do ti merrnin ujin e shpirtin do ishte shumë i madh. Ky është sensi i përgjithshëm i qeverisë në të gjithë territorin….”pati deklaruar Rama.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë