Një aromë e rëndë është ndjerë në fshatrat Mamurras dhe Fushë Mamurras te Kurbinit mesditën e së enjtes, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi.
Sipas një njoftimi nga Bashkia e Kurbinit, ndotja e ajrit vinte nga një pikë gazi në Thumanë të Krujës dhe u identifikua burimi i ndotjes.
“Sapo njoftohemi nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin, se pas verifikimeve të bëra në terren u konstatua që ndotja e ajrit me gaz, vinte nga një pikë gazi në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, të bashkisë Krujë. Strukturat e MC të bashkisë Kurbin, bashkë me të tjerë, ishim vete në vendngjarje dhe u identifikua burimi i ndotjes. Megjithatë, strukturat e MC të bashkisë Kurbin janë në gadishmëri në varësi te situatës”, thuhet ne njoftim