TIRANE- Rrjedhin votat e mazhorancës për dekretet e presidentit Nishani. Gjatë votimit të dy kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, deputetët e shumicës parlamentare shprehën hapur bindjet e tyre kundër edhe në seancë plenare duke bërë që rrjedhja e votave të bëhet në sy të kreu të shumicës parlamentare. Sokol Ngresi dhe Elona Stavri ishin dy dekretet e Nishanit për anëtar të Gjykatës së Lartë të cilat nuk morën votat për t’u mandatar por bënë që shumica parlamentare të provonte rrjedhjen e votave.