Humbjet e regjistruara në gazsjellësin Nord Stream janë për shkak të "një akti të qëllimshëm" sipas kryeministres daneze Mette Frederiksen .
"Megjithatë, rrjedhjet e vazhdueshme nga tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 duhet të zgjasin të paktën një javë ose derisa metani që del nga tubat e nëndetëseve të shterohet", tha ministri danez i Energjisë dhe Klimës, Dan Jorgensen , gjatë një konference për shtyp.
Forcat e Armatosura daneze përmes fotove dhe videove të cilat shfaqnin pamjet e daljes së gazit në det njoftuan sot praninë e një rjedhjeje të madhe gazi në Detin Baltik dhe se ato u gjetën në tre tubacionet e Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Evropën.