Rrjet i ri i ujësjellësi në zonën e Kombinatit

Rrjet i ri i ujësjellësi në zonën e Kombinatit

Një investim i rëndësishëm ka nisur në zonën e Kombinatit ku për herë të parë një zonë e lënë tërësisht në harresë për vite të tëra do të ketë rrjetin e saj të ujësjellës-kanalizimeve.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve në rrugën "Mustafa Krantja" në zonën e Kombinatit. Ky investim do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve të zonës.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT. Kështu, paralelisht, grupet e punës kanë punuar edhe tek Rr. "Ndreko Rino" në kryqëzim me Rr. “Marko Boçari” për t’i dhënë zgjidhje problematikës së sinjalizuar nga komuniteti i kësaj zone.

Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë këtyre katër viteve një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion