TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi foli në Report Tv për një raport të fundit të Europolit dhe Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogën, i cili tregon se shqiptarët dhe serbët kultivojnë sasi të mëdha droge në ambiente të mbyllura në BE. Por, eksperti thotë se këtë çështje nuk e sheh aq alarmante sa përshkruhet, duke theksuar se në Ballkanin Jugperëndimor nuk është vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Rexhepi u shpreh se nuk mund të thitë se shqiptarët nuk merren me aktivitet të paligjshëm në BE, por ata shihen si ‘delja e zezë’.
Nuk e shoh aq alarmante. Krahas shqiptarëve shumë të mirë, ka edhe trafikantë. Na shohin si dele e zezë, Ballkani jugperëndimor, nuk është vetëm Shqipëria. S’mund të them që nuk merren shqiptarët me aktivitet të paligjshëm. Jam për politika edhe më liberale. U bllokuan 40 mijë paundë, ai mund të jetë një hallexhi që ka bërë lekë me ndërtuar shtëpinë. Ka pak racizëm ndaj nesh”, tha Rexhepi për Report Tv.
Sa i takon dosjes ‘Metamorfoza’, Rexhepi thotë se hetimet duhet të ecin me ritme më të shpejta.
“Duhet të ketë shumë më tepër ritëm. Sa kohë kemi që presim metamorfoza 2, pse është ku alert. Që të ikin edhe ata që janë të dyshuar për metamorfozën 2. Flitet që një gjykatë gjermane i ka dërguar këto mesazhet në gjykatën ndërkombëtare europiane”, vijoi Rexhepi.
Sa i takon ekstradimit të Dritan Rexhepit, i arrestuar më 8 nëntor, eksperti tha se do të jetë një luftë ligjore.
“Është çështje e vështirë, që tani kanë nis punën përgatitore. Do jetë luftë ligjore që do hajë kohën e vet. Nëse është kryer vrasja është vepër më e rëndë”, tha Rexhepi për Report Tv.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (EMRI)
27 Dhjetor 2024, 15:46
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)
22 Dhjetor 2024, 19:58
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
13 Dhjetor 2024, 13:50
-
Britani e Madhe/ Iu gjetën ‘shtëpi bari’ me vlerë mbi 2 mln paund, 3 shqiptarët pranojnë fajësinë dhe presin dënimin! Merrnin dyqane bosh për kultivim
10 Dhjetor 2024, 20:17
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor 2024, 21:19
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor 2024, 17:25
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor 2024, 15:41
-
Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis! Në pranga pronari, djali i tij dhe 2 nipat (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 11:10
-
Zbërthehet 'Matrix', aplikacioni përdorej nga grupet kriminale! Dalin 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë! Në të flitej dhe shqip
3 Dhjetor 2024, 14:20
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor 2024, 13:46
Dele e zeze nuk kane lindur,por jane bere.Kur jua ben per borxh edhe racizem do te presesh.
Përgjigju