Rrjeti energjetik, Gjiknuri në Orikum: Nënstacioni, investim për zonën turistike

Rrjeti energjetik, Gjiknuri në Orikum: Nënstacioni, investim për zonën turistike

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Orikum

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi disa prej investimeve në rrjetin energjetik në zonën e Bashkisë Vlorë. Në fillim ai u ndal në kantierin e hapur në Orikum ku tanimë është drejt përfundimit nënstacioni i ri elektrik që lidh rrjetin 110 kV me rrjetet 35 dhe 20 kV, investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike këtu në Qarkun e Vlorës që është nënstacioni elektrik i Orikumit. Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit

Damian Gjiknuri

Ndërkaq, i shoqëruar nga administratori Adrian Çela dhe drejtori rajonal Erion Osmanaj, ministri Gjiknuri pa nga afër edhe investimet që po kryen Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në qytetin e Vlorës.

Qyteti i Vlorës jo vetëm që ka përfituar këto 800 milion lekë të reja dhe ka në proces edhe 1.2 miliard lekë të reja investime që janë duke u zbatuar por ne kemi edhe një projekt tjetër agresiv investimi në Bashkinë e Vlorës. Ky projekt i ri ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës që shkon rreth 2.2 miliard lek të reja. Gjithë këto rezultate dhe gjithë këto investime arrihen edhe në saj të performancës së kompanisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve

Administratori i OSHEE Adrian Çela

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'