TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masat arrest me burg për 8 anëtarët e rrjetit të mashtrimit me Call Center, të cilët dolën sot para Gjykatës së Posaçme për t'u njohur me masat e sigurisë. Nga gjykata është lënë në fuqi masa arrest me burg për Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu, Klaudio Kaçupi, ndërsa për dy punonjësit Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua arrest me burg me afat 20 ditë.
Ata u arrestuan pasi SPAK dhe BKH mësynë në dy kulla luksoze në Tiranë për të goditur këtë rrjet i cili kishte mashtruar qindra qytetarë europianë. Përveç dy punonjësve, 6 të tjerët ishin personat që transportuan pajisjet e Call Center nga kulla “Atti Tower” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Downtown One”. Sipas hetimeve në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka rezultuar se drejtues të këtij rrjeti janë 3 vëllezërit Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata lëviznin me një Ferrari në rrugët e Tiranës, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor. Siç thonë burime për Report Tv, mjeti luksoz rezulton i marrë me qira në Gjermani, ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e 3 vëllezërve.
Hetimet për këtë grup nisën pasi nga emisioni investigativ italian “Le Iene” u dorëzuan materiale, mes të cilave pamje filmike, përmes së cilave u identifikua edhe një Call Center i ndodhur në dy kate në kullën “Atti Toëer”, përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë. Nga videot e filmuara nga gazetari italian i “Le Iene” që ishte i infiltruar si punonjës në këtë call center, pikërisht në zyrat e vendosura në katin e 9-të dhe të 13-të shihet se është një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane.
Menjëherë sapo pa pamjet dhe konfirmoi vendin, SPAK nisi punën hetimore. Por këto hetime siç duket janë pikasur nga grupi kriminal. Sipas SPAK organizatorët kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.
Ishin pikërisht vëzhguesit jashtë kullës “Atti Toëer” që sipas Prokurorisë së Posaçme mbrëmjen e datës 15 Janar, pas përfundimit të punës, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve.
Kur hetuesit e BKH-së kanë shkuar në kullën luksoze më 16 janar i kanë gjeture të boshatisura zyrat, pasi ishin larguar pajisjet dhe personelit. Pas këtij momenti BKH ka identifikuar mjetet që kanë larguar kompjuterat dhe pajisjet e tjera të Call Centerit. Pas gjurmimit të tyre, në një kohë të shkurtër, u realizua kapja në flagrancë e disa personave, kryesisht transportues, që kishin lëvizur pajisjet nga “Atti Toëer” në një ambient tjetër të marrë me qira në kullën “Doëntoën One”.
Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancë, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante materiale nga call centeri tjetër, që sapo ishte boshatisur në “Atti Toëer”.
Investigimi mori shkas nga ankesat e disa italianëve të mashtruar. “Le Iene” mundi të infiltrojë një person, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat se jo vetëm shqiptarë, por edhe italianë janë përfshirë në krim, që jetojnë në Itali apo Shqipëri. Transaksionet e fituara nga aktiviteti kriminal kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga kokat e grupit.
Vendimi i GJKKO
Komente

Po këta janë elektricista. Lidhin tela dhe montojnë kompjutera. Ata që mashtrojnë janë jashtë ça lidhje kanë këta me pronarët e vërtetë!? Punëtorë me mëditje. Asgjë më shumë
PërgjigjuPse nuk vijnë në Shkodër sepse tek ne nuk të ngacmon njeri... 4 a 5 callcentra janë nëpër qendër, pa numëruar rrethinat..
PërgjigjuAta qe administrojn call centeret perdorin dhe parti te vogla per tu mbuluar jane shume te sofistikuar kryesisht rumunet qe e drejtojn po dhe bullgaret jane ne hetim nderkombetar.
PërgjigjuNuk ka ma ven per te burgosur hahahah
Përgjigju