Falë investimeve në sistemin e Ujësjellës-Kanalizime, banorët e Shkozës do të kenë ujë të pijshëm 24 orë. Prej 20 vitesh kjo zonë ka pasur mungesë të furnizimit me ujë dhe prej vitesh, afro 1500 banorë janë furnizuar me bote apo ujë pusi.
Kjo problematikë sipas Erjon Veliaj do të marrë fund me përfundimin e punimeve ne sistemin e ujësjellës-kanalizime.
Kryebashkiaku i Tiranës gjatë inspektimit të punës , është shprehur se investimet do te vijojnë në te gjithë kryeqytetin, dhe se ky vit do te jetë viti radikal i investimeve në sistemin e ujësjellësit.
"Ne këtë zonë që preket nga njësia 1 cila është një zonë e zhvilluar sidomos pas viteve 90, ne të vendosim rrjetin kryesor të ujësjellësit që lidhet direkt me depon e ujit për të siguruar që uji shtohet që nuk ka më nevojë të blihet më me bote dhe nuk ka më nevojë të bëhen abuzime duke ndërhyrë në rrjet. Besoj se ky vit do të hyjë në histori, më radikal i ndërhyrjeve , financimeve në ujësjellës", shprhet Veliaj. Ai shtoi se fillimisht UKT-ja po shtron rrjetin e ujit, mandej rruga do të shtrohet me asfalt dhe do të bëhet rehabilitimi urban i zonës.
Sipas tij, ky koordinim midis kompanive publike bëhet për të shmangur çdo humbje në investimet e Bashkisë, ndryshe nga sa veprohej më parë kur rrugët pasi asfaltoheshin çaheshin edhe njëherë nga ujësjellësi.
Veliaj tha se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.8%
-
Trump
50.6%
-
S'kam mendim
2.5%
Vota total: 6374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14